LAJMI I FUNDIT:

Pacolli mirëpret përfaqësimin diplomatik të Kosovës në Çad dhe Liberi

Pacolli mirëpret përfaqësimin diplomatik të Kosovës në Çad dhe Liberi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur zgjerimin e përfaqësimit diplomatik të Republikës së Kosovës në kontinentin afrikan, me akreditimin jo-rezident të Ambasadorit të Republikës së Kosovës nga Senegali në Republikën e Çadit dhe Republikën e Liberisë.

“Kosova sot është prezente dhe aktive me përfaqësim diplomatik në kontinentin afrikan si asnjëherë më parë. Me propozimin tonë javën e kaluar është aprovuar themelimi i Ambasadës së dytë në afrikë, e cila do të jetë në lindje të këtij kontinenti – Tanzani. Shtrirja jonë e përfaqësimit diplomatik u zgjerua edhe në Afrikën Qëndrore dhe atë Perendimore me akreditimin e Ambasadorit tonë jo-rezident në Republikën e Chadit dhe Republikën e Liberisë”, ka thënë Pacolli, thuhet në kumtesën e MPJ.


Siç thughet në kuntesës, zgjerimi i përfaqësimit dhe prezencës diplomatike të Republikës së Kosovës ka qenë njëri nga prioritetet kryesore të ministrit Pacolli, që nga fillimi i mandatit të tij.

Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike me shumicën dërmuese të shteteve që e kanë njohur si shtet i pavarur dhe sovran. /Telegrafi/