LAJMI I FUNDIT:

Pacolli i kërkon Mogherinit dhe Hahnit vazhdimin e dialogut, pavarësisht taksës ndaj Serbisë

Pacolli i kërkon Mogherinit dhe Hahnit vazhdimin e dialogut, pavarësisht taksës ndaj Serbisë

Ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli po mer pjesë në takimin jo-formal të organizuar nga Rumania si kryesuese e Presidencës së Këshillit të BE-së, për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Në komunikatën e MPJ-së është bërë e ditur se ministri Pacolli, ka zhvilluar takime edhe me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, dhe komisionerin për zgjerim, Johannes Hahn.


Pacolli ka kërkuar që të vazhdojë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht taksës 100% që është vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës, transmeton Telegrafi.

“Gjatë takimit me ministrin e jashtëm slloven, është biseduar për mbështetjen e Republikës së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, marrëdhëniet dy palëshe dhe mbështetjen e tyre në proceset e tjera integruese euro-atlantike, ndërsa me dy bashkëbiseduesit e tjerë nga BE-ja ka folur për procesin e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Me këtë rast, ministri Pacolli kërkoi, që dialogu të vazhdoj pavarësisht masës së vendosur nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Pacolli gjithashtu ka zhvilluar takime edhe me homologët e tij nga vende të ndryshme, duke nisur nga ministri i jashtëm polak, Jacek Czaputowicz, të Çekisë, Tomas Petricek, dhe sllovakun Miroslav Lajcak.

“Gjatë takimit me ministrin e jashtëm slloven, është biseduar për mbështetjen e Republikës së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, marrëdhëniet dy palëshe dhe mbështetjen e tyre në proceset e tjera integruese euro-atlantike, ndërsa me dy bashkëbiseduesit e tjerë nga BE-ja ka folur për procesin e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Nga kryediplomati polak, Pacolli ka kërkuar ndihmë për liberalizimin e vizave, kurse zv/kryeminstrit të Kosovës iu kërkua ri-shqyrtimi i vendimit për taksën.

“Gjatë takimit me kryediplomatin polak, ministri i jashtëm, Pacolli, është siguruar për përkrahjen e këtij shteti në të gjitha proceset integruese ndërkombëtare të vendit tonë si dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Më pas, është shfaqur interesim mbi mbarëvajtjen e procesit të dialogut në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përderisa diplomati polak kërkoi ri-shqyrtimin e taksës së vendosur ndaj Serbisë”, bëhet e ditur në njoftim.

Në të gjitha takimet, Pacollit i është kërkuar vazhdimi i dialogut dhe marrëveshja finale me shtetin serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Kalo në kategori