LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Bahtiri do të zbatojë edhe shumë projekte gjigande

Pacolli: Bahtiri do të zbatojë edhe shumë projekte gjigande

Kryetari i Mitrovicës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka bërë sot përurimin e liqenit artificial në luginën e Ibrit. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Albena Reshitaj, deputeti Labinot Tahiri, si dhe zëvendës-ministrat Rejhan Vuniqi, Fatmir Matoshi e Besnik Beka.

Në fjalën e tij para bashkëqytetarëve, Bahtiri tregoi se si i gjithë projekti është realizuar pas një pune të madhe dhe me përkushtim. “Ky liqen i bukur është rezultat i punës tonë dinjitoze. Këtu kemi mbjellur edhe 1200 drunj, ndërsa 2.7 hektarë do të shfrytëzohen për pishina te mbyllura olimpike dhe shëtitore”, ka treguar Kryetari i Mitrovicës.


Përgëzime për punën dinjitoze në liqenin artificial pati edhe nga Presidenti Pacolli, i cili tha se puna në Mitrovicë do të vazhdojë edhe më tutje. “Ky është edhe një sukses tjetër i madh i kryetarit Bahtiri, por kjo nuk mbaron me kaq. Agim Bahtiri do të zbatojë edhe shumë projekte gjigante si kjo. Ai e ka vullnetin, zotësinë dhe krahun për ta sfiduar të ardhmen” tha Presidenti Pacolli duke përshëndetur iniciativën e madhështore të kryetarit Bahtiri.

Me një fjalë rasti Kryetarin Bahtiri e përgëzuan edhe ministrja Reshitaj dhe deputeti Tahiri, të cilët ju bënë thirrje qytetarëve që ta frekuentojnë këtë pjesë të Mitrovicës e cila tashmë ka potencial të shndërrimit në zonë turistike.

Në trend

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi

Ekonomi
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori