Një grua ka treguar përmes një video në rrjetet sociale se si i dredhë flokët e saj përmes një radiatori.

Në vend që të përdorte metoda më tradicionale, përdoruesja në TikTok @evxtr u bë pak më kreative me teknikën e saj për rregullimin e flokëve.

E filmuar nga miku i saj @mahaut_.ctrr, gruaja përmes kësaj metode mbështillte telin e radiatorit me flokët e saj.

Pasi i mbështillte grumbullin e fijeve rreth ngrohësit, ajo i mban flokët në pajisje për disa sekonda. Më pas, mund të shihet se kjo metodë kishte funksionuar me të vërtetë. /Telegrafi/

@mahaut_.ctrr un gros rat celle la @evxtr #fyp ♬ son original – Iroy