LAJMI I FUNDIT:

Pa mësues të anglishtes nga shtatori, nxënësit në Baran të Pejës do të testohen me komision

Pa mësues të anglishtes nga shtatori, nxënësit në Baran të Pejës do të testohen me komision

Nga shtatori, nxënësit e shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit” në Baran të Pejës orët e anglishtes nuk po i mbajnë, pasi që mësuesja është në pushim të lehonisë. Edhe tash pas tre muajsh, drejtori i shkollës dhe Drejtoria e Arsimit në Pejë, hedhin fajin tek njëra tjetra.

Nxënësit  e shkollës fillore “Dëshmorët e Kombit” në Baran të Pejës,  kanë humbur  të gjitha orët mësimore të gjuhës angleze nga fillimi i vitit shkollor. Kjo pasi arsimtarja e kësaj lënde ndodhej në pushim të lehonisë.


Pavarësisht ankesave të prindërve, konkursi për  zëvendësim është anuluar.

Sipas drejtori të shkollës, Naim Krasniqi, deri të anulimi i tij ka ardhur për mos përmbushje të kritereve nga ana e kandidatëve.

“Punëtorja ka qenë në pushim mjekësor gjashtë mujor. Për shkak të problemeve shëndetësore është dashur ta shtyjmë pushimin e saj edhe për një kohë. Ne me kohë kemi hapur konkursin për këtë zëvendësim dhe për këtë kemi dokumentet, por ai ka dështuar. Është pranuar punëtori Lebron Kelmendi, ai për shkak të interesave të tij dhe për shkak të studimeve është larguar dhe nuk ka punuar. Ne kemi mbetur të kushtëzuar. Konkurs do të hapet prapë por janë disa afate që duhet respektuar”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Naim Krasniqi.

Krasniqi tutje shtoi se kjo gjendej do të normalizohet,  pasi nga e hëna arsimtarja e gjuhë angleze do të rikthehet dhe se orët e humbura do të kompensohen, përcjell Telegrafi.

“Dihet që mësuesi është problem për Gjuhën Angleze. Ne shohim që ka një mungesë të madhe për këtë kuadër. Kemi formuar një komision që do t’i pyes ata nxënës. Do të mbahen ligjërata, edhe tash është ka mbahet mësim prej një jave. Nxënësit do të futen në provim nga komisioni. Ne kemi vepruar në mënyre ligjore”, shtoi më tej Naim Krasniqi.

Ne anën tjetër drejtori i Arsimit në Komunën e Pejës,  Besim Avdimetaj, përmes telefonit ka thënë se drejtoria e arsimit nuk mund te hap konkurs për zëvendësim, por atë duhet ta bëjë vetë shkolla./RTV Dukagjini/Telegrafi/