LAJMI I FUNDIT:

Pa derdhje: Truku për të hequr siç duhet yndyrën pas pjekjes

Pa derdhje: Truku për të hequr siç duhet yndyrën pas pjekjes

Dëshironi të hiqni yndyrën pas pjekjes?

Hedhja në gypin shkarkues nuk është një ide e mirë sepse mund të bllokojë gypin dhe e njëjta gjë vlen edhe për hedhjen e yndyrës së nxehtë në mbeturina.


Yndyra herët a vonë do të bllokojë “arteriet” e sistemit të kanalizimit, nëse aty e hedhim yndyrën, ndërsa zgjidhja vërtet është shumë e thjeshtë – ju duhet vetëm një folie alumini, transmeton Telegrafi.

Zgjidhja është shumë e thjeshtë

Merrni folie alumini dhe nga ajo formoni një enë të vogël drejt gypit shkarkues në enëlarësen tuaj. Derdhni yndyrën në folie dhe prisni që të ftohet tërësisht. Pastaj thjesht merrni folien dhe hidheni në mbeturina.

Sipër folies mund të vendosni edhe kulluese dhe në kulluese të derdhni atë që keni zier. Yndyra do të kullohet dhe grumbullohet në folie, e cila pastaj mund të të hidhet në mbeturina.

Ky truk u bë shpejt viral dhe u vlerësua nga shumë njerëz. Natyrisht, truku nuk funksionon me vajin, sepse nuk do të ngurtësohet, por në rastin e yndyrës, funksionon mirë.

Ju gjithashtu mund të merrni yndyrën e grumbulluar me ndihmën e një pecete letre. Mund ta vishni edhe tasin me pecetë letre për të kapur yndyrën e tepërt.

@icevee Life hack. 🚨 #food #fyp #minnesotacheck #lifehack ♬ original sound – Val DeFoe

/Telegrafi/