LAJMI I FUNDIT:

Ozili i propozohet Interit

Ozili i propozohet Interit
Foto: The Sun

Sipas mediave angleze, mesfushori kreativ i Arsenalit, Mesut Ozil, mund të jetë në dispozicion për Interin në afatin kalimtar të janarit për rreth 28 milionë euro.

Gjatë ditës u përhapen lajmet se ylli gjerman mund të largohet nga Arsenali.

Ishte mediumit anglez The Sun që ndezi historinë, e cila u përhap me shpejtësi përmes tabloidëve të ndryshëm, për një largim të mundshëm në mes sezonit.

Arsenali është gati për ta shitur Ozilin
Lexo po ashtu Arsenali është gati për ta shitur Ozilin

Tani mediat angleze raportojnë gjithashtu se ish-ylli i Real Madridit i është propozuar skuadrës italiane, Interit.

Mesut Ozil (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Raportohet gjithashtu se përfaqësuesit e Ozilit do të fluturojnë në Itali javën e ardhshme për negociata me Nerazzurët.

Gjermani 30-vjeçar po përpiqet të fitojë një vend të rregullt në formacionin e Arsenalit dhe paga e tij prej 350 mijë funtesh në javë është vështirë për tu mbështetur.

Femra, shampanjë dhe substanca të rrezikshme në një klub nate në Londër: Futbollistëve të Arsenalit i zbulohen disa xhirime, pjesë e ndejës dhe Mustafi
Lexo po ashtu Femra, shampanjë dhe substanca të rrezikshme në një klub nate në Londër: Futbollistëve të Arsenalit i zbulohen disa xhirime, pjesë e ndejës dhe Mustafi

Ozil ishte gjithashtu një nga shtatë lojtarët e Arsenalit të kapur në një parti të çmendur në Londër, ku para sezonit thithën oksid të azotit dhe helium.

Topçinjtë paguan rreth 50 milionë euro për të nënshkruar me Ozilin nga Real Madridi në gusht të 2013, por ai ka qenë gjithmonë pjesë e thashethemeve për largim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori