Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së është shprehur e shqetësuar me procesin e demarkacionit me Malin e Zi, ku si pasojë e këtij procesi, në vend të unitetit që kërkohet, si nga populli ashtu dhe nga politika, është krijuar një ndarje e thellë në shoqërinë tonë. OVLUÇK thekson se argumentet e Komisionit të Ekspertëve janë më të drejta dhe më të qëndrueshme
OVL të UÇK-së mendon se qasja ndaj këtij procesi është e paplotë nga secila palë.
“Qeveria dhe komisioni shtetëror po e trajtojnë demarkacionin si çështje praktike, opozita po e trajton si çështje patriotike, ndërsa banorët e komunave që preken nga demarkacioni po e trajtojnë si çështje emocionale. Në fakt, çështja e demarkacionit është edhe çështje praktike, edhe patriotike por dhe emocionale”, thuhet në reagim.
OVLUÇK thekson se para se të merret çfarë do vendimi, Kuvendi i Kosovës duhet të i ketë parasysh të gjitha qasjet që u përmendën më lartë.
“Kosova ka nevojë për aleatët e saj perëndimorë, për proceset e mëtejme integruese, por, nuk e besojmë që aleatët tonë do të përkrahin zvogëlimin e territorit tonë. Para pushtimit të trojeve shqiptare nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia gjatë Luftës së Parë Ballkanike me 1912, Kosova kishte një territor që shtrihej nga Prijepola e deri në Shkup. Si pasojë e pushtimit serbo-malazez, e më pas përfshirjes së Kosovës në federatën jugosllave, territori jonë është zvogëluar edhe më shumë, ku në fakt, ne sot e kemi vetëm e gjysmën e territorit tonë të para-pushtimit. Kështu që ne, nuk e kemi luksin që të iu falim fqinjëve as edhe një metër katror”, thuhet në reagim.
“OVL të UÇK-së, ka zhvilluar takime si me Komisionin Shtetëror ashtu edhe me anëtarët e Komisionit të Ekspertëve, që nga shfaqja e pakënaqësive të para rreth këtij procesi. Ne nuk dyshojmë në mungesën e patriotizmit apo profesionalizmit te secila prej palëve. Por, pas analizës së hollësishme të argumenteve, OVL të UÇK-së konsideron se argumentet e Komisionit të Ekspertëve janë më të drejta dhe më të qëndrueshme. Si pasojë, ne ftojmë Kuvendin e Kosovës që të mos e ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi në formën me të cilën është paraqitur nga puna e përbashkët e komisioneve shtetërore të Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftim.
OVL të UÇK-së gjithashtu, konsideron se kundërshtimi i ratifikimit të demarkacionit, duhet të bëhet me të gjitha mjetet demokratike, pa u dëmtuar objektet qeveritare apo private, sepse përdorimi i dhunës nuk na nevojitet, ashtu siç nuk na nevojitet as falja e territorit tonë fqinjëve.
“Më e mira do të ishte që deputetët e Kuvendit të mos e votojnë, qoftë edhe me çmimin e prishjes së koalicionit qeverisës, sepse interesi i Kosovës dhe popullit të saj, është më i madh se interesat politike qoftë të pozitës apo opozitës”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Vranët e me shi
"Golden Sabre 2024” – fotografi nga stërvitja e përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?