LAJMI I FUNDIT:

OVL-UÇK i reagon Kurtit: As protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej që ke ardhë në Qeveri

OVL-UÇK i reagon Kurtit: As protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej që ke ardhë në Qeveri

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Albin Kurti lidhur me çështjen e veteranëve.

Klinaku ka thënë se kryeministri Kurti ka për qëllim vetëm që të mashtrojë popullin, transmeton Telegrafi.


“Meqenëse dosjet janë në prokurori dhe lënda në gjykatë e që me insistimin tonë si Organizatë e Veteranëve ka filluar që të merret drejtësia me këtë, nuk ka guxuar asnjë kryeministër, qeveri, kuvend e as ne të merremi me lista pa u përfunduar procesi gjyqësor. Pastaj, si mund të verifikosh kur dosjet janë në prokurori dhe si mund të bëhet kjo ndryshe përveç me komandantët e zonave operative dhe zingjirin komandues të UÇK-së, siç e ka fituar të drejtën e veteranit Albin Kurti duke ia nënshkruar Adem Demaçi”, ka deklaruar ai.

Klinaku ka shtuar tutje se “Sa i përket beneficioneve, nuk është veç pagesa, por ai edhe trajtimin dhe rehabilitimin e veteranëve në banja (që me qeveritë e kaluara nuk ishte më shumë se 300 veta në vit), e quan luks. Pastaj, ai as protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej që ka ardhë në qeveri”.

“Sa i përket dakordimit me shoqata, ai këtë e ka dashur siç do vet, paçka nëse kjo është në dëm të veteranëve, por që ne të jemi militantët e tij. Ai beneficionin e quan pagë, sepse e ka qëllim që ta mashtrojë publikun. Ai thotë se është për benefite më të larta, por po ua dokumentoj çfarë thotë ligji: Më të larta do të mund t’i bënte, por nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë. Shihemi sot në shesh ora 18:00”, thotë mes tjerash ai.

U lanë jashtë ligji, Kurti: Përjetësisht mirënjohës veteranëve të luftës, por Paga minimale jepet për punë
Lexo po ashtu U lanë jashtë ligji, Kurti: Përjetësisht mirënjohës veteranëve të luftës, por Paga minimale jepet për punë

Ndryshe, sot kryeministri Albin Kurti ka folur sot rreth Ligjit për pagën minimale, që u aprovua të enjten në Kuvend, e për të cilin mori kritika nga partitë opozitare se veteranët e luftës së UÇK-së mbeten jashtë këtij ligji.

“Ligji i cili kalojë së fundi në Kuvendin e Kosovës e rregullon pagën minimale. Ne jemi për benefite sa më të larta për veteranët e luftës çlirimtare, por këto benefite nuk janë pagë sepse paga është për punë. Pra, benefitet janë mirënjohje e shoqërisë që i jepen veteranit të luftës për luftën çlirimtare, fitimtare e cila është burim i shtetësisë, pavarësisë sonë”, tha ai, raporton Telegrafi.

I pari i qeverisë tha se po angazhohen që të ketë një ligj të ri por për këtë nevojitet faktet të jenë të sakta.

“Unë besoj që në luftën çlirimtare kanë marrë pjesë më shumë se 60 mijë pjesëmarrës… mirëpo ka një lloj trefishimi të numrit të veteranëve…andaj është e domosdoshme që gjërat t’i quajmë me emrat adekuatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori