Nga: Daut Dauti
Kundër Perandorisë Otomane, para sauditëve, janë ngritur jemenasit e më vonë edhe të tjerët në vendet arabe. Madje, në Jemen kryengritja ka qenë aq e fuqishme saqë sulltani i dërgoi njësitë shqiptare për ta shuar. Kjo nuk ishte vetëm për shkak se shqiptarët ishin njësi elitare, por sulltani e bëri këtë veprim edhe me qëllim që t’i largonte ushtarët shqiptarë nga Ballkani, ku lëvizja nacionaliste shqiptare po merrte hov.
Sulltani ka qenë kalif, por te arabët ky rol ka qenë tejet i zbehur. Madje, arabët as qe e merrnin sulltanin për mysliman e as nuk e konsideronin Perandorinë Otomane si të tillë. Dhe, kishin arsye se sulltani e as perandoria nuk ishte e interesuar për religjion. Nga 36 sulltanët otomanë që kanë sunduar perandorinë nga viti 1299 deri te i fundit më 1922, asnjë prej tyre nuk ka shkuar në haxhillëk. D.m.th. asnjë sulltan nuk e ka plotësuar njërin nga pesë kushtet esenciale për të qenë mysliman. D.m.th. kaq ka qenë injorimi i sulltanëve për Islamin, në sytë e arabëve të indinjuar me pushtetin e tij. Megjithatë, lufta e arabëve kundër otomanëve nuk kishte mundësi të kishte karakter religjioz. Lufta e arabëve, sikur e shqiptarëve, nxitej nga nacionalizmi e jo nga religjioni. Megjithatë, te arabët edhe sot ekziston një ndjenjë anti-otomane, por kjo nuk është domosdo anti-turke e anti-islamike, siç manifestohet sot në rastin e vendeve ballkanike.
Arabët gjithmonë i kanë shikuar otomanët nga lart. Otomanët nuk kishin më shumë se ushtri të fuqishme dhe aftësi për të themeluar administratë e për t’i mbledhur taksat. Në vendet arabe otomanët nuk kishin mundësi të impononin kulturë e art, për shkak se nuk kishin më shumë se arabët. Otomanët nuk patën mundësi që tek arabët as të ndërtonin diçka (xhamia, ndërtesa publike apo infrastrukturë) më të mirë se që kishin arabët. Ndikimi kulturor otoman te arabët ka qenë gati zero. Prandaj, sot te arabët nuk vërehet ndonjë gjurmë e rëndësishme otomane.
Një mik i imi që jeton në Arabi Saudite, një ditë më tha se në këtë vend ndjenja anti-otomane është aq prezente sa që ta merr mendja se otomanët janë ende aty duke sunduar apo sapo janë larguar. Pra, kjo ndjenjë ekziston edhe sot, edhe pse ka kaluar më shumë se një shekull nga largimi i otomanëve. As arabët nuk kanë kaluar mirë nën sundimin otoman. Arabët sot janë të ndarë në disa shtete, sikur edhe shqiptarët. Kjo është arsyeja, dhe otomanët nuk janë tërësisht të pafajshëm në këtë drejtim edhe pse intervenimi i jashtëm (përzierja e fuqive evropiane) ka luajtur rol primar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëI kanë thënë të mençurit...
"Universiteti i Durrësit i vitit 1380 - i pari universitet në Ballkan"
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Portreti që frymëzoi Shekspirin të shkruante Othellon
Jeta në komunizmin shqiptar
Manipulimi i parë i një fotoje shqiptare (Foto)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi