Osmani uron Ditën Kombëtare të Francës: Kosova krenare për partneritet


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shtetin francez për ditën kombëtare të tyre.
Në një postim në gjuhën frënge në platformën X, Osmani teksa ka uruar presidentin Emmanuel Macron dhe popullin francez, ka riafirmuar marrëdhëniet ndërshtetërore.
“Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të bazuar në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ne bashkohemi me ju për të festuar këtë ditë të veçantë dhe mezi presim t'i forcojmë lidhjet tona edhe më tej”, ka shkruar ajo.
Nga
Telegrafi
14/07/2024




































