LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Do të thellohet bashkëpunimi bilateral mes Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut

Osmani: Do të thellohet bashkëpunimi bilateral mes Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Mbretërinë e Suedisë mbajti takime të ndara me Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Suedisë, Andreas Norlen, si dhe me Ministrin për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, Piter Erikson.

Në takime, siç njoftojnë nga SÇE, krahas perspektivës evropiane të vendit, u hapën temat edhe për bashkëpunimin bilateral zhvillimor, si dhe për bashkëpunimin Parlamentar mes dy vendeve, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Na gëzon fakti që Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet në agjendën për bashkëpunim zhvillimor të Suedisë edhe në periudhën e ardhshme, që në vepër demonstron zgjerimin vazhdueshëm të bashkëpunimit tonë bilateral, i cili është i rëndësisë së veçantë për ne në këtë periudhë vendimtare të integrimit të vendit në BE”, – theksoi zëvendëskryeministri Osmani në takim me Ministrin Erikson, duke i përcjellë mirënjohje për këtë mbështetje në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë takimit Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional për Ndihmë të Huaj, theksoi se rrëndës thelbësore është mbështetja që vendi e merr nga Zyra e UNOPS-it në Shkup, që si agjenci është përgjegjës për zbatimin e projektit “Progresi Nordik” dhe shprehu bindjen se e njëjta do të kontribuojë në bashkëpunimin projektues zhvillimor më efikas dhe më të madh.

Në kuadër të vizitës në Suedi Osmani do të mbajë takim me Ministrin për Çështje Evropiane, Hans Dalgren.

Vizita në Mbretërinë e Suedisë është pjesë e turneut të Osmanit në metropolet evropiane para mbajtjes së Këshillit të Evropës në tetor, që vazhdon me vizitë në Bruksel, pas të cilës vijojnë vizitat në Berlin, Vashave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori