Osmani takon Tërnavën, vlerëson lart kontributin e BIK në kultivimin e harmonisë ndërfetare

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim Kryemyftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me të cilin diskutoi për angazhimin e BIK-ut në forcimin e pozitës ndërkombëtare të shtetit, traditën e tolerancës ndërfetare dhe nevojën për vazhdimin e kultivimit të saj.
Osmani vlerësoi lart kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në kultivimin e harmonisë ndërfetare, e cila përbën një nga vlerat më të çmuara të shoqërisë kosovare dhe një model i dallueshëm në rajon, raporton KosovaPress.
Ajo theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shtetërore dhe bashkësive fetare është thelbësor për një shoqëri të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































