LAJMI I FUNDIT:

Osmani takoi Escobarin: SHBA-ja ka rol të rëndësishëm në të gjitha momentet e Maqedonisë së Veriut

Osmani takoi Escobarin: SHBA-ja ka rol të rëndësishëm në të gjitha momentet e Maqedonisë së Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka zhvilluar takim me Gabriel Eskobarin, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështje Europiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, i cili po qëndron për vizitë në RMV.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale politike, me theks në dosjen europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe nevojën e vazhdimit të procesit të negociatave me BE-në përmes zbatimit të ndryshimeve kushtetuese.


“ShBA-ja ka rol kyç në të gjitha momentet më të rëndësishme politike të brendshme dhe të jashtme të historisë më të re të Maqedonisë së Veriut, duke ofruar mbështetje të fortë për etablimin tonë të suksesshëm si shtet i pavarur, thellësisht i integruar në familjen transatlantike të demokracive moderne dhe funksionale”, theksoi Osmani, duke shtuar se bllokada e procesit të integrimeve europiane na kushton një miliard euro në vit mbështetje financiare nga BE-ja.

Osmani gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen afatgjatë nga ShBA-ja për proceset e përgjithshme reformuese, duke theksuar se Qeveria dhe institucionet e tjera vazhdojnë të punojnë me përkushtim të fortë për zbatimin e reformave në fushën e qeverisjes së mirë, sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi mes dy vendeve në kuadër të Dialogut Strategjik, si dhe u diskutua për aleancën në kuadër të NATO-s, me theks në mbështetjen për Ukrainën, si dhe kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, ShBA – Kartën e Adriatikut dhe Procesin e Bashkëpunimit në Europën Juglindore.

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori