LAJMI I FUNDIT:

Osmani takoi Avokatin e Popullit: Kuvendi do të jetë çdoherë i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin

Osmani takoi Avokatin e Popullit: Kuvendi do të jetë çdoherë i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës,  Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj. Me këtë rast, Osmani e uroi Qelajn për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në punë.

Osmani potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit, duke siguruar se Kuvendi do të jetë çdoherë i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin mes të dy institucioneve, në nivelet më të larta.


“Ajo po ashtu i bëri thirrje Avokatit të Popullit që t’i kushtojë vëmendje të posaçme barazisë gjinore dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në tërësi.

Në anën tjetër, z. Qelaj falënderoi Kuvendin për besimin e dhënë në përzgjedhjen e tij, duke u shprehur se do të punojë në avancim të mëtutjeshëm në punën e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Ai përgëzoi Kuvendin për miratimin e amendamentit kushtetues lidhur me Konventën e Stambollit, duke e cilësuar si marrje të përgjegjësisë konkrete për të parandaluar dhunën në baza gjinore”, thuhet në njoftimin për media.

Në fund të takimit, Kryetarja Osmani i dhuroi Avokatit të Popullit një Kushtetutë, si thirrje për t’u angazhuar në mbrojtjen e vlerave dhe të drejtave fundamentale që i garanton akti më i lartë juridik i vendit tonë.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori