LAJMI I FUNDIT:

Osmani sot takohet me Macron dhe Scholz

Osmani sot takohet me Macron dhe Scholz

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë në Moldavi, ku me ftesë të organizatorëve ajo po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Në margjinat e këtij samiti, siç merr vesh Telegrafi, Osmani sot do të zhvillojë një takim trilateral me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.


Burime të Telegrafit gjithashtu kanë theksuar se në takim nuk do të jetë i pranishëm presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Pëvreq Macron dhe Scholz, Osmani do të zhvilloj takim edhe me Përaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell.

Situata në Kosovë temë diskutimi mes liderëve evropianë në Moldavi, prezentë edhe Osmani
Lexo po ashtu Situata në Kosovë temë diskutimi mes liderëve evropianë në Moldavi, prezentë edhe Osmani

Gjatë pjesëmarrjes së saj në këtë samit, Osmani do të diskutojë thellimin e bashkëpunimit për shtyrjen përpara të aplikimit të Kosovës për BE, çështje që lidhen me situatën e sigurisë në rajon, si dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dje ka bërë të ditur se bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojnë më 1 qershor me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Macron i ka konfirmuar këto biseda në një fjalim të mbajtur në Konferencën GLOBSEC në Bratislavë. /Telegrafi/