LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Qeveria gjithëpërfshirëse më nuk ka kuptim, gjërat në Bruksel kanë ndryshuar (Video)

Osmani: Qeveria gjithëpërfshirëse më nuk ka kuptim, gjërat në Bruksel kanë ndryshuar (Video)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka thënë se propozimi i LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse ishte në shtator të vitit të kaluar, ndërsa tani gjërat kanë ndryshuar dhe vetëm zgjedhjet e reja janë zgjidhje.

Osmani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë propozimi për qeveri gjithëpërfshirëse ishte në kohën kur nuk kishte dokumente të prodhuara në Bruksel.


“Sot kemi rrethana ndryshe. Ne besojmë se Thaçi ka shkuar shumë larg edhe pse nënshkrimet ende nuk janë dhënë, por dokumentet ekzistojnë. Këto nuk janë vetëm llafe të kafeve, por na janë thënë nga zyrtarë të lartë ndërkombëtarë”, tha ajo.

Deputetja e LDK-së ka thënë se dokumenti njëfaqësh mendohet se ka 10 deri në 12 pika dhe nuk është aspak i favorshëm për Kosovën.

“Sa e kuptoj unë që na është thënë nga zyrtarët ndërkombëtarë dokumenti flet për një pajtim që të ketë korrigjim të kufijve dhe i autorizon ekipet që të punojnë në terren”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Osmani ka thënë se edhe çështja e Ujmanit dhe Trepçës do të përmenden në këtë dokument.

“Është diskutabile sa i përket çështjes së njohjes. A do të jetë njohja eksplicite apo implicite, apo do të flitet për kufi shqiptaro-serb, që nuk është e njëjtë si njohja e Kosovës”.

Deputetja e LDK-së ka thënë se më nuk ka  kuptim qeveria gjithëpërfshirëse, pasi sipas saj këto zhvillime nuk i japin më kuptim këtij nocioni.

“Legjitimitet do të kenë vetëm zgjedhjet e reja parlamentare. Institucionet nuk kanë marrë besimin për të biseduar për ndryshim të kufijve”, tha Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori