Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar senatorin James E. Risch nga Komiteti i Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë për një letër falënderuese për rolin e Kosovës gjatë luftës në Afganistan.
Në këtë drejtim, presidentja Osmani, në një postim në Twitter, të cilit ia ka bashkëngjitur letrën në fjalë, ka thënë se Republika e Kosovës është një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara, përcjell Telegrafi.
“Partneriteti ynë strategjik bazohet në vlera dhe angazhime të përbashkëta. Mezi pres të thellojmë bashkëpunimin ndërsa trajtojmë ndikimet keqdashëse në rajon. Së bashku më të fortë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Thank you @SenatorRisch for your letter. The Republic of #Kosovo is a steadfast ally of the United States. Our strategic partnership is based on shared values & commitments. I look forward to deepen 🇽🇰🇺🇸 cooperation as we tackle malign influences in the region. #StrongerTogether pic.twitter.com/xrzvNlff0J
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 27, 2021
Ndryshe, në letrën e Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, të nënshkruar nga senatori James E. Risch është falënderuar Kosova për partneritetin në 20 vitet e fundit në luftën kundër terrorizmit dhe në përpjekjet në dy muajt e fundit gjatë tërheqjes nga Afganistani.
“Më 11 shtator 2001, Amerika përjetoi sulmin më të keq në historinë tonë kombëtare. Që nga ai vit, Kosova ka rritur mbështetjen për SHBA-në derisa kemi ndjekur përgjegjësit për sulmin ndaj idealeve tona demokratike. Gjatë luftës në Afganistan, Kosova ka qenë një partner i vërtetë, i SHBA-së dhe NATO-s. Partneriteti i Kosovës ishte qartë në pah gjatë evakuimit nga Kabuli gjatë muajve të fundit. Përgëzojmë dëshirën e vendit tuaj për të lejuar qindra refugjatë nga Afganistani për tu vendosur në Kampin Bondsteel ndërsa ata ishin duke u procesuar për pranim në SHBA”, është shkruar në letër duke shtuar se Kosova ishte ndihmuese në misionin në Afganistan dhe në operacionet e shpëtimit dhe tanimë qindra njerëz janë të sigurt si rezultat i veprimeve të tilla.
Më tej theksohet se kontributi dhe sakrifica e bërë nga populli i Kosovës në luftën kundër terrorizmit nuk do të harrohet.
“Edhe pse ne jemi ballafaquar me pengesa në këta muajt e kaluar, ne nuk duhet që kurrë të harrojmë përkushtimin tonë të përbashkët për demokracinë, të drejtat e njeriut, dhe siguria globale që ishin qëllimi i kësaj ndërmarrje. Më tej, besojmë se interesat tonë do të mbesin të përafërta në sigurinë e qytetarëve tanë. Përkushtimi ynë mbetet i fuqishëm dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me ju për të mbështetur këtë angazhim. Ne presim përforcimin e partneritetit strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe në mbrojtjen e njerëzve tanë si dhe të vlerave tona të përbashkëta në ditët dhe muajt në vazhdim”, është thënë më tej në letër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak