LAJMI I FUNDIT:

Osmani pritet me nderime shtetërore nga presidenti malazez

Osmani pritet me nderime shtetërore nga presidenti malazez

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur këtë të martë me nderime të larta shtetërore në Mal të Zi nga homologu i saj, Milo Gjukanoviq.

Osmani po qëndron në Podgoricë me ftesë të homologut të saj, ndërsa do të takojë edhe kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.


Në agjendën e Presidentes Osmani është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.

Në Ulqin, Osmani përveç takimit me kryetarin Omer Bajraktari, do të realizojë takime të ndara me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës.

Kurse në komunën e Tuzit, pas takimit me kryetarin Nik Gjeloshaj do ta vizitojë një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherit është edhe investimi më i madh nga Kosova. /Telegrafi/