LAJMI I FUNDIT:

​Osmani: Përkulemi para familjes së Adem Jasharit

​Osmani: Përkulemi para familjes së Adem Jasharit

Në ditën e dytë të manifestimit Epopeja e UÇK-së sonte është mbajtur një akademi përkujtimore në të cilët u përkujtua edhe një herë vepra sublime e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe luftës heroike të UÇK-së.

Presidentja Vjosa Osmani duke përkujtuar sakrificën e familjes Jashari tha se në këtë periudhë që po përballet bota, Kosova duhet sa më parë të anëtarësohet ne NATO.


“Sot janë bërë 24 vjet nga rënia e familjes Jashari e rrethuar tri ditë nga Jugosllavia duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe idealin e lirisë. Sot bëhen 24 vjet që vendi ynë njohu trimërinë e kësaj familjeje. Përkulemi para kësaj familjeje dhe të gjithë martiret që ranë në vendin tonë. Nuk do ta harrojmë detyrimin që kemi ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, tha Osmani.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij ka kujtuar sakrificën, dhe flijimin e një familje të tërë për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

“Kur ka ngjarë Epopeja e UÇK-së ajo e ka marrë vendimin për çlirimin e Kosovës… Mbaj mend që Epopeja e 5, 6 e 7 marsit kishte ndodhur pas dy sulmeve mbi Jasharëve 1991 dhe 1998, por njëkohësisht kishte ndodhur edhe më 2 mars 1998 dhe 9 mars 1998. Dëshmorët janë njerëzit që i kanë vendosur para zgjidhjes së përjetshme, ne nuk kemi dëshmorë në çështje civile, ne kemi dëshmorë politikë. Duhet të kuptojmë dëshmorët në ligjërimin akademik, dëshmorët tanë kanë një specifikë. Nuk duhet të harrojmë se para një dekadë shekulli shqiptarët janë bërë dëshmorë pa asnjë shtet”, tha Kurti.

Luftën sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kanë kujtuar shoqatat e dala nga lufta.

Një fjalë rasti ka mbajtur edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, falënderoi të gjithë të pranishmit, si dhe familjarët e dëshmorëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Komuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit

Jehona Hulaj
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin

Lajme
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS

Lajme
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Kalo në kategori