LAJMI I FUNDIT:

Osmani për vizitë zyrtare në Berlin, Kopenhagë dhe Stokholm

Osmani për vizitë zyrtare në Berlin, Kopenhagë dhe Stokholm

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga dita e nesërme fillon turnen e ri evropian në disa metropole të rëndësishme evropiane, si: Berlin, Kopenhagë dhe Stokholm, si pjesë e aktiviteteve të zgjeruara diplomatike për aktualizimin e dosjes evropiane të vendit para vendeve anëtare në BE, njoftojnë nga MPJ.

“Që nesër Osmani është për vizitë në Republikën Federale në takime me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hajko Mas, si dhe Ministrin Shtetëror të angazhuar për Europë, Mihael Roth. Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do të realizojë takime edhe me Uve Korsepius, këshilltar për BE në zyren e Kancellares Merkel, si dhe me shumë përfaqësues të grupacioneve politike dhe Komisioneve në kuadër të vizitës së Bundestagut gjerman.

Nga Berlini, Osmani të martën (4 maj) direkt udhëton për Kopenhagë, në takim me homologun dhe nikoqirin e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Jepe Kofod. Turneu diplomatik i Osmanit vazhdon me vizitë pune në Stokholm (5 maj), ku do të pranohet nga nikoqiri i tij, Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, An Linde.

Gjatë ditës është paraparë që Osmani të realizoj takim edhe në Parlamentin suedez, Riksdag, ku do të ketë takime me zëvendësen e parë dhe të dytë- kryeparlamentare Lota Fornave dhe Kirsten Lundgren. Në Agjendën e Ministrit në kuadër të vizitës në Suedi janë edhe takim me Ana Sandstrom, Këshilltare për BE e Kryeministrit Loven, si dhe Sekretarja shtetërore e angazhuar për çështje evropiane, Paula Olovson”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Turneu diplomatik i Osmanit vijon në periudhën e aktivitetit diplomatik të përforcuar, në kontekst të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori