Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë në një konference për media pas samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian ka thënë se në takimin me liderët evropianë kanë pasur mundësi që t’i njoftojë në detaje me atë se çfarë po ndodh në veri dhe se Kosova në baza ditore është e kërcënuar nga Serbia.
E para e shtetit bëri të ditur se nuk ka pasur asnjë plan që të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por ka dashur të përçojë mesazhin si presidente se populli i Kosovës është konstruktiv.
“S’e kam pasur asnjë plan që të takohesha me Vuçiqin…. Si presidente e të gjithë qytetarëve të Kosovës dua të tregoj konstruktivitet, e që është virtyt i popullit tonë dhe që të tregojmë vullnet se mund të flasim me të gjithë… Ia kemi zgjatur dorën e bashkëpunimit Serbisë për vite të tëra dhe nuk është hera e parë që e gjejmë veten me Vuçiqin në takime të tilla”, u shpreh ajo.
Osmani bëri të ditur se takimi është mbajtur me insistimin e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Ajo potencoi se takimi nuk ishte negociues, por kishte vetëm shkëmbim pikëpamjesh, e në të cilin takim tha se Vuçiqi vajtonte, ankohej e siç tha ajo “sigurisht nuk tregonte të vërtetën, që është virtyt i tij, duke qenë ministër i propagandës së Millosheviqit”.
Presidentja e vendit tha se gjatë atij takimi ka kërkuar të dijë nëse Serbia do ta implementojë Marrëveshjen, pastaj ka kërkuar të heqë ushtrinë nga kufiri, dhe të mos përkrah bandat kriminale që po shkaktojnë dhunë në veri të vendit.
Sipas saj, në takim ka potencuar përkushtimin e Kosovës për të implementuar çdo pikë të marrëveshjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zmbrapset Vuçiq: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Qeveria e Kosovës: Serbia ka vendosur afër kufirit edhe artilerinë e rëndë

Policia gjen sërish armë të rënda dhe municion në veri

Kështu kishte folur Oliver Ivanoviq për Milan Radoiçiqin - disa muaj para se të vritej

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Grumbullimi i forcave serbe në kufi me Kosovën dhe kërkesa e SHBA-së për largimin e tyre – lajm në mediat ndërkombëtare

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

SHBA kërkoi nga Serbia të tërheqë ushtrinë nga kufiri me Kosovën, reagon Rama

Koloneli i pensionuar serb tregon se si për një minutë mund të vërtetohet se kujt i takon armatimi që u gjet në Banjskë

Blinken-Vuçiqit: Përgjegjësit për sulmet në veri, që tani ndodhen në Serbi - duhet të mbajnë përgjegjësi

Gjermania mendon se KFOR-i nuk duhet të marrë kontrollin në veri

Kurti kërkon ndihmën amerikane kundër planeve luftarake të Serbisë

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën