LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Për inate politike kjo Qeveri po mban ligjet e Kuvendit në sirtar, unë nuk do ta përjashtoj asnjë deputet nga seanca

Osmani: Për inate politike kjo Qeveri po mban ligjet e Kuvendit në sirtar, unë nuk do ta përjashtoj asnjë deputet nga seanca

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka kërkuar nga deputetët që t’i përkrahin marrëveshjet ndërkombëtare. Osmani ka thënë se në këtë seancë debati devijoj dhe se mbi 90% e fjalimeve ishin jashtë temës së seancës.

“Në këtë rast do të duhej që unë t’ia ndalja fjalën mbi 90 deputetëve dhe ky nuk ishte qëllimi im. Debati në këtë Kuvend gjithmonë del jashtë temës. Për mua është më rëndësi që ta sqarojë rëndësinë e marrëveshjeve ndërkombëtare, dikush i cilëson si koti e dikush jo. Gati dy muaj kemi tentuar që të marrim përkrahje nga grupet parlamentare që këto marrëveshje të votohen në Kuvend edhe pse qeveria ishte shkarkuar. Nuk ka pas asnjë pengesë kushtetuese që ato marrëveshje të votoheshin”, ka thënë Osmani, shkruan Telegrafi.


Osmani ka thënë se ka tentuar në çdo mënyrë që këto marrëveshje të silleshin në Kuvend për votim.

“Kam insistuar që nga 25 marsi e deri më 3 qershor që këto marrëveshje të vijnë në Kuvend e të votohen”, ka thënë Osmani.

Kryetarja e Kuvendit tutje iu drejtua LDK-së, duke ju thënë se për inate politike nuk kanë sjellë në Kuvend ligjin për anti COVID-19.

Fjala “koti” nxit përplasje të ashpër mes LVV-së dhe LDK-së, përfshihet edhe Vjosa Osmani
Lexo po ashtu Fjala “koti” nxit përplasje të ashpër mes LVV-së dhe LDK-së, përfshihet edhe Vjosa Osmani

“Kërkoj nga qeveria që mos të punoj me inate politike në raport me ligjet që janë hartuar nga ky Kuvend, le ti sjell këtu sepse është e turpshme që ky Kuvend ka iniciuar ligjin anti COVID-19, dhe Qeveria për inate politike nuk e ka e lejuar që ky ligj të vie për votim në Kuvend. Nëse keni sado pak si Qeveri për këtë institucion mos i mbani më ato ligje në sirtarë, sillni në Kuvend dhe te lë vendosin deputetët nëse duan ti përkrahin apo jo”, ka thënë Osmani.

Ajo ka folur edhe për debatin e ashpër që nxiti deklarata e deputetëve të LVV-së duke e quajtur Qeverinë Hoti si Qeveri koti, shkruan Telegrafi.

Osmani tha se ajo nuk do ta përjashtoj asnjë deputet nga seanca.

“Unë nuk do të përjashtoj deputetë nga seanca përveç nëse kryen vepër penale ose tenton ta kryejë një gjë të tillë. Fjala “koti” sipas të cilit interpretim që doni është cilësim i lejuar në përputhje me cilëndo marrëveshje ndërkombëtare. Tjetër çka është kur ajo vendoset si mbiemër dhe atë ta trajtoj komisioni si për dikë që e kanë quajtur “koti” si për dikë që e kanë quajtur “shkurti””, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se kryeministri aktual në legjislaturën e kaluar në këtë Kuvend e ka quajtur qeverisjen PAN, bandë mafioze e sot qeverisë me ta.

“Për dikë qenka rregull me përdor gjuhë të tillë e për dikë menjëherë merren masa ndëshkuese e përjashtuese, përdorni për të gjithë një gjë të njëjtë nuk bënë të ketë çasje selektive”, tha Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori