LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Për BDI-në është e rëndësishme Platforma, jo fati i OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së (Video)

Osmani: Për BDI-në është e rëndësishme Platforma, jo fati i OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së (Video)

Bujar Osmani para selisë së BDI-së në Reçicën e Vogël ku kryesia qendrore e BDI-së po debatojnë për koalicionin e mundshëm me OBRM-PDUKM, tha se për BDI-në është e rëndësishme Platforma e shqiptarëve dhe mënyra se si do të realizohet ajo marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në seancën ditore të BDI-së morën pjesë edhe deputetët e rinj dhe kjo është vazhdimi i analizës të cilën e kemi filluar para disa ditëve për argumentet “pro” dhe “kundër” për gjitha pesë opsionet të cilat janë në tavolinë. Po bëhet fjalë për debat konstruktiv dhe po rishikohen gjithë pesë opsionet”, deklaroi Osmani.


Zëdhënësi i BDI-së, i vlerësoi si spekulime zërat se kryetari i BDi-së, Ali Ahmeti, ka propozuar koalicion me OBRM-PDUKM dhe anëtarët tjerë kanë qenë kundër./Telegrafi/