Osmani për bashkëpunimin e OSBE-së me partnerët aziatikë: Sfidat e përbashkëta të sigurisë kërkojnë përgjigje të përbashkët
Europa dhe Azia përballen me sfida të përbashkëta të sigurisë. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka efekt negativ në tendencat globale dhe për këtë arsye kontributi i partnerëve tanë aziatikë për sigurinë në rajonin e OSBE-së është i një rëndësie të madhe.
Këtë e theksoi kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në videofjalimin e tij në Konferencën “Europa dhe Azia: Zgjidhja e sfidave të përbashkëta në mjedisin e paparashikueshëm të sigurisë globale përmes bashkëpunimit shumëpalësh”, organizuar nga OSBE-ja në Vjenë.
“Ka një ndërlidhje të ngushtë dhe të pandashme ndërmjet sigurisë së rajonit të OSBE-së dhe sigurisë së fqinjëve të saj. Në fakt, në botën tonë globale, sfidat janë gjithnjë e më shumë të përbashkëta. Megjithatë, me sfidat e përbashkëta, vijnë mundësitë e përbashkëta. Prandaj është e rëndësishme që ne të punojmë së bashku, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe në fund të ringjallim multilateralizmin”, tha Osmani në fjalimin e tij.
Si element kryesor i punës së OSBE-së dhe Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Organizatën, Osmani tha se është avancimi i sigurisë së njerëzve, që është parakusht për mirëqenien e tyre.
“Forcimit të dialogut, ndarjes së angazhimeve, shkëmbimit të ekspertizës, identifikimit të përbashkët të fushave me interes të përbashkët dhe gjenerimit të ideve për të adresuar së bashku sfidat e sigurisë – të gjitha këto janë mënyra me të cilat Europa dhe Azia mund të forcojnë lidhjet dhe sigurinë e tyre”, theksoi Osmani.
Osmani i përsëriti prioritetet kryesore të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, sigurinë, me theks të veçantë në sigurinë kibernetike, ndryshimet klimatike, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e së drejtës. Të gjitha këto fusha përballen me sfida që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë, prandaj bashkëpunimi në këtë kohë është thelbësor për t’i trajtuar ato.
“I gjithë rajoni i OSBE-së mund të përfitojë nga bashkëpunimi efektiv ndërmjet OSBE-së dhe partnerëve tanë aziatikë në ballafaqimin me sfidat e kërcënimeve të sigurisë”, tha Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore