LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Nëse dështon formimi i institucioneve, vendi shkon sërish në zgjedhje

Osmani: Nëse dështon formimi i institucioneve, vendi shkon sërish në zgjedhje

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani në një intervistë për Ekonomia Online tha se LDK-ja po pret nga Vetëvendosje të njëjtin vullnet politik siç e ka partia e saj për të arritur marrëveshjen e koalicionit.

“Unë nuk mund të flas për Vetëvendosjen, nuk e di çfarë arsye kanë ata, duhet t’i pyesni ata për qëndrimin e tyre, ajo çka kemi shprehur një bashkëpunim në mënyrë bashkëpunuese është që të takohemi sërish dhe të ulemi të diskutojmë e t’i sqarojmë pozitat tona si LDK, pastaj ta shohim se çfarë ndodhë mëtutje. Me rëndësi është që ne kemi shprehur vullnetin e plotë, do të doja ta shihja edhe të njëjtin vullnet te Vetëvendosje”, tha Osmani për EO.


Ajo tha se vendi mund të shkojë në zgjedhje nëse pas konstituimit të Kuvendit dështon formimi i Qeverisë në dy rastet që obligon Kushtetuta.“Këto janë procedura Kushtetuese, nëse deri më datën 26 tetor nuk ka marrëveshje atëherë është çështje e partisë së parë të vendos nëse do të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi apo jo dhe të konstituohen institucionet apo e lenë për një datë tjetër. Vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm nëse pas konstituimit të Kuvendit dështon formimi i Qeverisë në dy rastet që ipen në përputhje me Kushtetutën”, tha Osmani.

Osmani kur u pyet për pozitën e Presidentit, tha se është çështje e balansit të pushteteve dhe asgjë tjetër.

“Ne këto çështje do t’i diskutojmë në tavolinë, në momentin e parë që ka takime, nuk është çështje e ngurimit, është çështje e balansit të pushteteve dhe asgjë tjetër”, tha ajo për EO.Osmani tha se të gjitha çështjet do të diskutohen në tavolinë me VV-në në momentin që do të mbahet takimi i radhës ndërmjet VV-së dhe LDK-së.“Pra, vullneti ekziston besoj të tjerat diskutohen në tavolinë dhe është tejet me rëndësi të kuptohet që çështjet që janë shtruar në Këshillin e Përgjithshëm janë të tilla që i kanë dhënë përkrahje të plotë kryetarit dhe neve si nënkryetarë që negociojmë më VV-në në mënyrë që të diskutojmë çështjet që kanë mbetur të paakorduara dhe në fund të përpiqemi që të bëjmë një marrëveshje që është në të mirë të Kosovës”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori