LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Në SHBA morëm mbështetje për sovranitetin e vendit dhe rritjen e njohjeve

Osmani: Në SHBA morëm mbështetje për sovranitetin e vendit dhe rritjen e njohjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti, kanë mbajtur konferencë për media lidhur me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Vjosa Osmani tha se vizita ishte shumë e rëndësishme, derisa tha se pjesa më e rëndësishme ishte takimi me sekretarin Blinken i cili në emër të Biden ka përcjell mirënjohjen e tij për lidershipin që Kosova ka tregu kohëve të fundit.

Pjesa e dytë është Marrëveshja me MCC, investimi më i madh në dekadat e fundit që ka dëshmi që SHBA qëndron pranë Kosovës, shtoi Osmani.

“Siç e kemi thënë gjatë takimit me Blinken, partneriteti ynë ka qenë dhe mbetet esencial edhe sot për të fuqizuar ekonominë dhe kur kemi pranë SHBA të gjitha sfidat bëhen më të lehta”.

“Jemi shumë me fat që kemi mbështetjen e aleatit tonë më të rëndësishëm në botë”, tha ajo.

Osmani: Në takim me Blinken diskutuam për Manastirin e Deçanit vetëm në kuadër të vendimit të Kushtetueses
Lexo po ashtu Osmani: Në takim me Blinken diskutuam për Manastirin e Deçanit vetëm në kuadër të vendimit të Kushtetueses

Osmani tregoi edhe për temat e diskutuara gjatë kësaj vizite.

“Temat që i kemi diskutuar ishin, fuqizimi i Kosovës, po ashtu si mund të rritet numri i njohjeve. Blinken dhe Biden kanë qenë shumë të interesuar ta ndihmojnë Kosovën në këtë drejtim, për njohjet dhe siç e dini nga deklarata e Blinken nuk flitet më vetëm për integrimin euroatlantik po edhe për atë ndërkombëtar. Sa i përket çështjes së dytë, sigurisë, kemi kërkuar përkrahje nga SHBA për anëtarësim në NATO dhe kemi sqaruar pse është kaq e rëndësishme tani kur siguria është e brishtë për shkak te agresionit rus në Ukrainë”, tha presidentja Osmani.

Po ashtu, tema e dialogut, të cilin e përmendi edhe vetë Blinken, ishte ndër temat më të rëndësishme të diskutuara.

“U rikonfirmua që procesi të përqendrohet në njohje reciproke dhe kemi shprehur qëndrimet tona dhe e kemi informuar se ku qëndrojmë, p.sh për energjinë, me fazën e implementimit dhe çështje të tjera. Është rikonfirmuar qëndrimi amerikan që assesi nuk shtyn përpara një çështje që do ta prekte sovranitetin dhe rregullimin kushtetues të Kosovës”, tha Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori