LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Mbikëqyrja parlamentare mbi shërbimet e sigurisë është pjesë e rëndësishme e procesit reformues

Osmani: Mbikëqyrja parlamentare mbi shërbimet e sigurisë është pjesë e rëndësishme e procesit reformues

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me delegacionin nga Sekretariati për Çështje Evropiane sot mbajtën takim me Komisionin për mbikëqyrje mbi zbatimin e masave për ndjekje të komunikimeve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryesuar nga Kryetari i Komisionit, Emil Dimitriev.

Në takim u diskutua për rolin e Komisionit në sigurimin e mbikëqyrjes efikase parlamentare mbi punën e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, si dhe mundësitë për bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane si koordinator në procesin në kuпtim të mbështetjes institucionale teknike dhe financiare, duke përfshirë edhe projektet me të cilat disponon Sekretariati.


“Reforma e shërbimeve të sigurisë është një nga fushat prioritare të përcaktuara nga KE,dhe vendet anëtare”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani. “Nga aspekti e kuadrit ligjor kemi progres të konsiderueshëm, respektivisht me sukses përfunduam fazën e parë, me formimin e ATO-s dhe tani më, në procedurë parlamentare janë edhe ligjet me të cilat do të mundësohet ndarja e DSK-së nga MPB-ja dhe formimi i një agjencie të re, e cila do të jetë përgjegjëse për inteligjencë të brendshme për qëllime sigurie”, shtoi Osmani./Telegrafi/