LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe Dimitrov në takim me komisionerin Lenarčič: E rëndësishme është sa më shpejt të sigurohen vaksina për rajonin

Osmani dhe Dimitrov në takim me komisionerin Lenarčič: E rëndësishme është sa më shpejt të sigurohen vaksina për rajonin

Zv.kryeministri i angazhuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, sot në Komisionin Evropian realizuan takim me Komisionerin Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič.

Siç njoftojnë nga Qeveria, Dimitrov dhe Osmani shprehën falënderim për ndihmën e siguruar përmes mekanizmit për Mbrojtje Civile të BE-së, i cili ishte i aktivizuar shpejtë pas shpalljes së pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi. Në këtë kontekst, ata e theksuan solidaritetin si faktor kyç në ballafaqimin me krizën shëndetësore, por edhe me atë socio-ekonomike, marr parasysh se mekanizmat e BE-së të cilat ishin paraprakisht në dispozicion ekskluzivisht për vendet e BE-së, u bënë të qasshme edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor.


Ata theksuan rëndësinë e BE që sa më shpejtë që të jetë e mundur të sigurohen vaksina për rajonin, për të cilat tashmë janë ndarë 70 milion euro. U konstatua se kjo është në përputhje me deklaratën e udhëheqësve të BE-së në Samitin e mbajtur më 21 janar të këtij viti, me të cilën e riafirmuan solidaritetin dhe u zotuan të sigurojnë mbështetje efektive për rajonin sa më shpejt të jetë e mundur.

“Dimitrov dhe Osmani informuan Komisionerin e BE-së Lenarčič për situatën në Maqedoninë e Veriut në raport me krizën, diskutuan për ndarjen e rregullt të të dhënave epidemiologjike me Qendrën Evropiane të Koordinimit të Emergjencave, për të cilën u shpreh mirënjohje autoriteteve shëndetësore të Maqedonisë së Veriut, ndërsa u theksua edhe pjesëmarrja e rregullt e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në takimet koordinuese të organizuara nga Komisioni Evropian, sipas të cilave rekomandime edhe veprojnë”.

“Në raport me donacionet e deritanishme nga vendet anëtare, pikërisht përmes mekanizmit të BE-së për Mbrojtje Civile, që është nën kompetencë të drejtpërdrejt të Komisionerit Lenarčič, u siguruan pajisjet mbrojtëse dhe mjekësore për Maqedoninë e Veriut, edhe atë nga Çekia, Austria, Sllovakia, Estonia, Romania dhe Gjermania, ndërkaq Suedia dërgoi punëtorë mjekësor për t’i ndihmuar personelit të Klinikës për sëmundje infektive në Shkup, në luftën kundër Covid-19”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Më tej shtohet se komisioneri Lenarčič shprehi mbështetje të fortë për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, si dhe gatishmëri për mbështetje të vazhdueshme nga ekipi i tij në fushën e kompetencave të tij.

Vizita në Bruksel e Dimitrov dhe Osmanit, vazhdon me takim me MPJ e Suedisë Ann Linde dhe MPJ e Finlandës Pekka Haavisto, ndërsa në margjinat e Këshillit të sotëm për Punë të Jashtme, do të realizojnë takim bilateral edhe me Augusto Santos Silva, Ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë, vend kryesues me Këshillin e BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori