LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani bisedë telefonike me presidentin Gjukanoviq, e fton atë ta vizitojë Kosovën

Presidentja Osmani bisedë telefonike me presidentin Gjukanoviq, e fton atë ta vizitojë Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

Osmani ka thënë se në bisedë me presidentin Gjukanoviq kanë pasur një shkëmbim të shkëlqyeshëm të pikëpamjeve mbi nismat e bashkëpunimit dy palësh dhe rajonal.


“Ne ramë dakord që e ardhmja e vendeve tona të jetë e ankoruar në integrimin Euro-Atlantik. Unë e ftova Presidentin Gjukanoviq të vizitojë Kosovën, në mënyrë që të mund të avancojmë më tej marrëdhëniet tona”, ka thënë Osmani përmes një postimi në Twitter.

Për bisedën e zhvilluar, ka shkruar edhe presidenti i Malit të Zi, Millo Gjakoniviq.

“Bisedë telefonike shumë informuese me Presidentin @VjosaOsmaniPRKS, në përgatitjen e Samitit Brdo-Briones. Mali i Zi dhe Kosova ndajnë një dëshirë për marrëdhënie të mira fqinjësore, stabilitetin e rajonit dhe vizionin e përbashkët Evropian, në të mirë të qytetarëve në të dy vendet tona. Me mirënjohjen për ftesën për të vizituar Kosovën, pres me padurim vazhdimin e bisedës sonë në Brdo”, ka shkruar në Twitter Gjukanoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori