LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Bashkimi Europian është e ardhmja jonë e përbashkët

Osmani: Bashkimi Europian është e ardhmja jonë e përbashkët

Ministrat e Jashtëm Bujar Osmani dhe Dmitro Kuleba u takuan në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në një moment të veçantë për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen ndaj Ukrainës në ditën e dyvjetorit të fillimit të agresionit rus në territorin e saj.

Në takimin e tyre, Ministrat Osmani dhe Kuleba u pajtuan se Bashkimi Europian përfaqëson rrugën e ardhshme për Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ata theksuan se është e rëndësishme për vendet e rajonit të kujdesen për largpamësinë strategjike dhe të ndalojnë agresionin rus, duke shprehur qartë qëndrimin e tyre pro-proceseve integruese në Evropë.


“Është e rëndësishme të kemi largpamësi strategjike në vendin tonë, në mënyrë që përfundimisht t’i themi “Jo” Rusisë dhe “Po” për proceset integruese europiane në Ballkanin Perëndimor dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Osmani.

Ndërkaq, Ministri Kuleba, duke theksuar faktin se Maqedonia e Veriut qëndroi fort pas Ukrainës gjatë dy viteve të agresionit, shprehu mirënjohje për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, si dhe për Osmanin për lidershipin dhe mbështetjen e tij.

“E ardhmja jonë është e përbashkët, ajo e ardhme është Bashkimi Europian, e ardhme për paqe dhe prosperitet”, tha Kuleba.

Të dy ministrat patën fjalimet e tyre para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku dërguan mesazhe të qarta kundër agresionit rus kundër Ukrainës.