Më 10 dhe 11 maj 2022, në bashkëpunim me Zyrën për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbajtur një punëtori dyditore me temë qeverisjen e përgjegjshme gjinore dhe rolin e grave në proceset e vendimmarrjes në nivel komunal.
Punëtoria mblodhi gra si dhe të emëruara rishtas në pozita të pushtetit lokal, dhe u fokusua në atë se si gratë në pozita vendimmarrëse mund ta përdorin autoritetin e tyre për ta avancuar barazinë gjinore në komunitetet e tyre.
Gjatë punëtorisë u prezantuan mjete konkrete dhe modele të praktikave më të mira për kontekstualizim të mëtejmë të diskutimit, si ilustrime të mënyrave në të cilat buxhetimi i përgjegjshëm gjinor mund të përdoret për të ndërtuar praktika të qeverisjes komunale më gjithëpërfshirëse dhe më të ndjeshme ndaj çështjeve gjinore.
Zëvendësshefi i Misionit të OSBE-së Kilian Wahl tha se ka dëshmi të qarta se qeverisja e përgjegjshme gjinore është më efektive dhe se shpie përfundimisht në vendime më të mira dhe komuna më të suksesshme.
Wahl u zotua se Misioni i OSBE-së në Kosovë do të vazhdojë së mbështeturi zyrtaret dhe zyrtarët e komunave në avancimin e mëtejmë të shkathtësive dhe kapaciteteve të tyre në këtë fushë.
“Gjatë punëtorisë na u konfirmua se përdorimi i mjeteve dhe mekanizmave të barazisë gjinore është thelbësor për të pasur qeverisje më efektive dhe më të përgjegjshme ndaj çështjeve gjinore, si për shembull përmes hartimit dhe zbatimit të planeve komunale të veprimit gjinor dhe buxhetimit gjinor” tha Marqe Selmanaj, nënkryetare e Komunës së Vitisë.
Diskutimet nxorën në pah sfidat me të cilat përballen gratë në punën e tyre të përditshme, si mungesa e besimit të eprorëve për t’iu dhënë grave vendimmarrëse përgjegjësi domethënëse apo mundësi për zhvillim të mëtejmë dhe mungesa e solidaritetit ndërmjet grave, me ç’ rast pjesëmarrëset vunë në dukje se uniteti më i madh ndërmjet zyrtareve nëpër komuna mund të çojë në ndryshime pozitive.
“Përfshirja e zërave të grave në politika dhe planifikim kontribuon në ndërtimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale dhe u mundëson që të gjithëve të zhvillohen në mënyrë të barabartë, ngaqë politikat e ndjeshme ndaj çështjeve gjinore janë në dobi si të grave ashtu edhe burrave duke krijuar një potencial transformues ku perceptimet, praktikat dhe vlerat zhvillohen për t'i shërbyer mirëqenies së komuniteteve lokale”, tha Yulia Netesova, shefe e Njësisë për Qeverisje Demokratike dhe Gjinore në kuadër të ODIHR. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Kurti: Republikën e Kosovës nuk do t'ia dorëzoj milicisë fashiste

Musliu: Shoferi i Igor Simiqit ishte protestuesi i dhunshëm që qëllonte me shkop policor ushtarët e KFOR-it

Politologu austriak, Bieber: Përmes nëntokës kriminale dhe strukturave të sigurisë Vuçiq kontrollon plotësisht veriun e Kosovës

Stoltenberg: Dhuna në Kosovë i vë në rrezik aspiratat euroatlantike

Hovenier: SHBA-ja i ka dy kërkesa për Kosovën

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Brace Law

NextSEO

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Me fletë poseduese dhe në qendër të Prishtinës kjo banesë ofrohet për blerje ID-194

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Huliganët serbë që plagosën ushtarët e KFOR-it, mbanin në kokë simbolin e kriminelit famëkeq Veljko Belivuk

Lista me 10 yjet që janë pa kontrata pas 30 qershorit

Deputetja britanike, Kearns: Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi

Ushtari amerikan i KFOR-it, Simiqit: Shoh njerëz me maska që bëjnë lëvizje të dyshimta

Dhunë, krisma armësh, gaz lotsjellës, e djegie të veturave, gjatë protestës në Zveçan

Bildt: Protestuesit serbë sulmuan KFOR-in, kjo është më e keqja që është parë në Kosovë për shumë vite