LAJMI I FUNDIT:

Orgazma femërore: Zgjidhet misteri?

Orgazma femërore: Zgjidhet misteri?

Qëllimi i orgazmës në femërore në komunitetin e shkencës ka qenë gjithmonë mister dhe nuk është thelbësor për riprodhim. Por, hulumtuesit e SHBA-së tani thonë se e kanë zbuluar origjinën evolucionare.

Përderisa funksioni i saj i ka lënë biologët të habitur për shekuj të tërë, hulumtuesit nga Universiteti Yale dhe Center for Prevention of Preterm Birth tani besojnë se femrat paraardhëse kanë lëshuar vetëm një vezë pas arritjes së orgazmës, gjë që ndodh ende tek gjitarët tjerë si macet, lepujt etj., transmeton Telegrafi.


Mihaela Pavlicev, bashkë autore e këtij studimi të publikuar në JEZ-Molecular and Developmental Evolution, thotë se është e rëndësishme të ceket se atëherë orgazma femërore nuk ka qenë e njëjtë me këtë të tanishmen dhe se ndoshta është modifikuar më vonë tek njerëzit.

Për të arritur në këtë konkludim, shkencëtarët kanë gërmuar mënyrën se si bëjnë seks gjitarët tjerë dhe kanë zbuluar se një valë e madhe hormonale është e ndërlidhur me një orgazëm, duke shënuar lëshimin e vezëve nga vezoret.

Përderisa njerëzit evoluuan, ovulacioni spontan ishte zhvilluar dhe vezët kishin filluar të lëshohen pavarësisht aktivitet seksual, dhe ky mekanizëm trashëgimor ishte bërë i tepërt.

Studimi e mbështetë teorinë e vet përmes lokacionit të klitorisit në gjitarët e ndryshëm, gjë që ndihmon në arritjen e orgazmës. Në gjitarët që mbështeten nga valët e mëdha hormonale gjatë seksit, klitorisi zakonisht gjendet brenda ose afër kanalit të seksit të femrës, duke u siguruar që stimulohet.

Klitorisi i atyre që ovulojnë spontanisht gjendet më larg, që do të thotë se klitorisi i paraardhësve tanë me siguri ishte brenda kanalit për të ndihmuar në shkaktimin e ovulacionit.

Teori të mëhershme kanë sugjeruar se orgazma femërore është vetëm “pasoj fatmirë” e seksit, përderisa hipoteza tjetër kryesore thotë se është dizajnuar për t’i ndihmuar gratë të zgjedhin dhe të lidhen më shumë me partnerin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori