LAJMI I FUNDIT:

Organizonin gara shpejtësie në rrugën Tiranë-Elbasan, ndalohet dhe gjobiten 11 drejtues automjetesh

Organizonin gara shpejtësie në rrugën Tiranë-Elbasan, ndalohet dhe gjobiten 11 drejtues automjetesh

Policia e Tiranës ka njoftuar sot parandalimin e zhvillimit të garave të shpejtësisë në rrugën Tiranë-Elbasan në zonën e Mulletit.

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat, 11 drejtues automjetesh.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, në vijim të punës për ndëshkimin e të gjitha shkeljeve të qarkullimit rrugor, që bëhen rrezik potencial për përdoruesit e rrugës, pas konstatimit në rrjete sociale, të disa thirrjeve për gara shpejtësie për automjete tip “Benz”, në rrugën Tiranë-Elbasan, në Mullet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesve të automjeteve”, thuhet në njoftimit të policisë.

“Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 15,000 [133 euro] deri në 40,000 lekë [350 euro] të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor. Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar”, shton policia. /Telegrafi/