LAJMI I FUNDIT:

Organizohet trajnimi për rritjen e shitjes profesionale

Organizohet trajnimi për rritjen e shitjes profesionale

Më 25 dhe 26 janar në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), organizohet trajnimi për mjeshtri të shitjes profesionale. Ky trajnim ndihmon kompanitë por edhe punëtoret e kompanive të cilët merren me shitje se si të rrisin shitjen dhe të jenë më efikas në punë.
Trajnimi do tw mbahet nga ora 10:00 deri nw 16:00, nga eksperti i shitjes Denis Gafuri me një eksperiencë tw gjatë në shitje

Titulli i Trajnimit : “MJESHTËRIA PROFESINALE E SHITJES“

Lloji i Kursit: Arsimim i vazhdueshëm në fushën e SHITJES dhe KOMUNIKIMIT

Është kënaqësi që t’ju ftojmë të merrni pjesë në seminar ekskluziv me temën , ”Mjeshtëria e Shitjes Profesionale Drejtë Suksesit” kemi përzgjedhur këtë temë sepse ne besojmë që profesioni SHITËS është një nga më të guximshmëve në mjedisin e sotëm të biznesit.
Ne nuk e shohim trajnimin e shitjeve si një ngjarje, por një proces i vazhdueshëm për të përmirësuar aftësitë, njohurit dhe rezultatet e shitjeve. Sistemi ynë i trajnimit drejton ndryshimin e vërtet të sjelljes dhe çliron potencialin e shitjes.

Objektivi i trajnimit:

Metoda jonë e shitjes është e lartë, të gjitha programet tona të shitjes janë të bazuara në hulumtime me njohuri nga qendra të ndershme për kërkimin e shitjeve, të testuara dhe të provuara për të punuar për shumë shitës. Prandaj, duke pasur parasysh që 77% e të mësuarit harrohet brenda 6 ditëve, nëse nuk përsëritet. Që trajnimi të ketë ndikim të vërtetë, ai duhet të mësohet, praktikohet dhe përforcohet me kalimin e kohës.
T’u ofrojë njohuri në lidhje me temat:

Temat që do të shtjellohen gjatë trajnimit janë:

• Si t’i rrisim shitjet dhe të dominojmë;
• Njohja e brendit nga punëtorët (Brand awareness);
• Promocioni në rrjetet sociale dhe si ju ndihmojnë rrjetet sociale për të fituar më shumë biznese;
• Takimi dhe negocimi me klientë;
• Menaxhimi efektiv i kohës;
• Gjuha e trupit;
• Si t’i trajtojmë refuzimet e klientit dhe si blejnë njerëzit në Shekullin e 21;
• Referenca;
• Mbyllja e shitjes dhe shumë të tjera.

Pritet që pjesëmarrësit të marrin shënime e të jenë pro-aktivë dhe secili pjesëmarrës do të pajiset me katalog të trajnimit që do të ju udhëheq më tej drejt rezultateve më të mira në shitje edhe pas trajnimit.

Kushtet e pjesëmarrjes:

Ky trajnim është dedikuar posaçërisht për: stafin menaxhues të shitjes, shitësit, agjentët, si dhe për të gjithë personat të cilët janë të interesuar dhe të gatshëm të hyjnë në sektorin e shitjeve. Në fund të fundit të gjithë jemi në shitje pa marr parasysh se çfarë profesioni kemi duhet të dimë se si të ndërtojmë raport me njerëz dhe të fitojmë besimin e tyre. Është shumë i dobishëm për të gjitha kompanitë që merren me shitjen e shërbimeve, produkteve, prodhim dhe distribuim.

Kohëzgjatja:

Trajnimi zgjatë dy ditë, nga data 25.01. – 26.01.2018, duke filluar nga ora 10.00 deri në ora
16.00.
Vendi:
Oda Ekonomike e Kosovës, salla A/1.

Çmimi:

Çmimi total i trajnimit është 125 euro. Anëtarët e OEK-ut kanë zbritje prej 20%, 100 euro.
Trajner/Ekspert:

Eksperti i shitjes Denis Gafuri me një eksperiencë prej mbi njëzet e pesë vjet në shitje dhe bërjen e biznesit me kompani të suksesshme (Për më shumë vizitoni: www.denisgafuri.com,

Si duhet të aplikoni?

Aplikimin mund ta bëni në mënyrë elektronike në besart.krasniqi@oek-kvv.org; por edhe drejtpërdrejtë në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës. Për informata të mëtutjeshme mund të na kontaktoni në çdo ditë pune prej orës 08:00 deri në 16:00, në numrat e telefonit, tel: 038 224 299 ose 045 671 444. /Telegrafi/