LAJMI I FUNDIT:

Organizata Botërore e Punës bashkoi 4000 pjesëmarrës

Organizata Botërore e Punës bashkoi 4000 pjesëmarrës

Një Delegacion i Kosovës i përbërë nga AKB-ja, OEK-u nga Punëdhënësit, BSPK-ja nga Punëmarrësit dhe MPMS-ja e MTI-ja nga Qeveria e Kosovës po marrin pjese në Organizatën Botërore të Punës (ILO) ku po i ndjek sesionet e Konferencës së 105 që po marrin pjesë 187 vende mbi 4000 përfaqësues të Qeverive, Sindikatave dhe Punëdhënësve.

Ne kuadër të kësaj Konferencë drejtuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), po realizojnë takime të ndryshme bilaterale me delegacione të ndryshme të Botës siç janë: Jennifer Goodyear, USA Department of Labor ku u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me avancimin e punëkërkuesve me përvojat e tyre për të aftësuar sa më mirë për tregun e Punës, ndër të tjera ajo tha se “Ne vazhdimisht i përkrahim kërkesat e Punëdhënësve dhe Punëmarrësve, e në veçanti në Kosovë”.


Kryetari i AKB –së Agim Shahini e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka nga Departamenti i Shtetit Amerikan ku e njoftoi se shqiptaret e konsiderojnë si shtetin e Dytë Amerikën dhe Popullin e saj.

Sesionet e Konferencës se 105 të ILO-së po zhvillohen të ndara ku po diskutohet për çështje të rëndësishme të politikave botërore në mes Punëdhënësve- Punëmarrësve dhe Qeverive e në veçanti po diskutohet për migracionin, informalitetin dhe ngadalësimi e ritmit të zhvillimit ekonomik në Botë që po krijon trazira sociale dhe ekonomike por edhe politike që Bota nuk është përball në të kaluarën me fenomene të reja si radikalizmi dhe terrorizmi ndërfetar.

Takimet po vazhdojnë me Delegacionet e ndryshme nga Bota siç janë me përfaqësues të Brukselit që po diskutohen Ligjet e Kosovës dhe harmonizimi i tyre me BE-në por edhe me delegacione të tjera siç janë nga: Senegali, Guinea, Turqia, Bullgaria, Franca dhe Zvicra.

Kjo vizitë është mundësuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e po ashtu mbështet edhe nga Konsullata e Kosovës ne Gjenevë, ku po marrin pjesë edhe stafi diplomatik i konsullatës. Konferenca në ILO do të vazhdoj sesionet punuese deri më 10 qershor. /Telegrafi/

ilo 6

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori