LAJMI I FUNDIT:

Organet e rendit nuk koordinohen për deklaratat lidhur me gjendjen e sigurisë në vend

Organet e rendit nuk koordinohen për deklaratat lidhur me gjendjen e sigurisë në vend

Që nga dita e enjte janë dhënë një mori deklaratash lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe mundësinë e sulmeve.

Derisa në disa deklarata thuhet se mobilizimi i strukturave të sigurisë është në kuadër të planifikimeve dhe masave që merren në prag të festave, deklarata tjera zyrtare thonë se Kosova është në rrezik për destabilizim për shkak të tendencave të grupeve të caktuara nga jashtë.

Policia e Kosovës (PK), sot gjatë ditës doli me një njoftim ku thotë se gjendja aktuale e sigurisë së përgjithshme në Kosovë është e qetë dhe stabile.

“Aktualisht PK-ja ka në implementim disa veprime operacionale të planifikuara, që ndërlidhen me manifestimet për festat e Pashkëve, e që një qasje e tillë policore aplikohet edhe në rastet e tjera të manifestimeve të ndryshme, që kanë të bëjnë me  ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm. Policia e Kosovës çmon lart bashkëpunimin me komunitetet fetare lidhur me manifestimin e këtyre festave dhe po ashtu falënderon të gjithë qytetarët për nivelin e lartë të vetëdijes qytetare për të respektuar të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve, si një nga vlerat fundamentale të shoqërisë demokratike”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, që pak minuta më vonë Kryeministria dërgon një njoftim lidhur me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku thuhet se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues.

“Pas shqetësimeve të ngritura në opinionin publik, Këshilli për Siguri i Kosovës informon qytetarët e vendit se institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës kanë zbuluar veprime të disa individëve dhe grupeve të tyre, të lidhura me grupe dhe individë nga vende tjera jashtë Kosovës, të orientuara për destabilizimin e Kosovës dhe për rrezikimin e rendit kushtetues. Grupe të tilla kanë planifikuar të kryejnë akte kundër disa liderëve institucionalë dhe politikë të Kosovës. Veprimet e tilla, vlerësohet se mund të jenë të lidhura me njerëz me të kaluar të dyshimtë, që punojnë me grupe dhe shërbime të disa vendeve  dhe mund të kenë lidhje me persona të inkriminuar në konflikte jashtë Kosovës, si dhe me vende të caktuara të cilat synojnë destabilizimin e Kosovës. Institucionet e Kosovës po ndërmarrin të gjitha veprimet për ruajtjen e rendit kushtetues, për sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së liderëve shtetërorë dhe politikë dhe të njerëzve të tjerë të rrezikuar nga grupe të tilla kriminale. Këshilli për Siguri i Kosovës konsideron se synimet dhe aktet e tilla duhet të dënohen nga të gjithë qytetarët e Kosovës, nga Qeveria, Parlamenti dhe shoqëria civile. Ndërkaq, organet e rendit dhe ato të drejtësisë do të ndërmarrin të gjitha masat ligjore për të parandaluar akte që rrezikojnë jetën e njerëzve, stabilitetin e vendit dhe rendin kushtetues dhe që bartësit e grupet e tilla të sillen para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë është njoftuar edhe  për mobilizimin e Policisë së Kosovës. Pjesëtarëve të Policisë së Kosovës u është ndërprerë pushimi dhe po ashtu i është zgjatur orari i punës në 12 orë në ditë. Përveç tjerash ata janë urdhëruar t’i bartin edhe jelekët anti-plumb.

Edhe ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ka kërkuar nga qytetarët amerikanë në Kosovë që të ushtrojnë kujdes të veçantë gjatë festave të ardhshme fetare dhe në festivale të mëdha dhe ngjarje.

“Terroristët në rajon kanë kërkuar më parë për të sulmuar objektiva të ndjeshme, përfshirë kishat dhe vende të tjera të adhurimit, qendrat për këmbësorë, arenat sportive, sallat e koncerteve, dhe tubimet publike”, thuhet në thirrjen e Ambasadës amerikane, përcjell Telegrafi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori