LAJMI I FUNDIT:

Orav: Partitë të fokusohen në zgjidhje dhe tejkalim sfidash

Orav: Partitë të fokusohen në zgjidhje dhe tejkalim sfidash

Ambasadori i BE-së në Maqedoni Aivo Orav, edhe një herë para gazetarëve ka përkujtuar partitë politike dhe institucionet se duhet të zgjidhet kriza politike dhe të respektohet Marrëveshja e Përzhinos. Siç njofton Portalb, Orav ka kërkuar që të ketë sundim ligji dhe të filloj të formohet shoqëri demokratike.

“Ne jemi të bashkuar në nevojën për ta mbajtur lidershipin në dialog të hapur. Partitë duhet të vazhdojnë në implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, përfshirë krijimin e kushteve për zgjedhje kredibile. Muajt e fundit sundimi i ligjit është ballafaquar me shumë sfida, kujtoj faljen e presidentit Ivanov. Sundimi i ligjit është bazamenti i një shoqërie të fortë demokratike. Si dhe, është çelës për implementimin e reformave të propozuara nga Komisioni Europian”, tha më tutje Orav./Telegrafi/