LAJMI I FUNDIT:

Orari i plotë i pjesës së tretë të stinorit në Superligën e Kosovës

Orari i plotë i pjesës së tretë të stinorit në Superligën e Kosovës

Ka përfunduar faza e dytë kampionale në Vala Superligën e Kosovës, derisa janë regjistruar rezultate mjaft interesante që e kanë ndryshuar edhe renditjen tabelare.

Tashmë po futemi në fazën finale të kampionatit dhe pothuajse në secilën ndeshje do kemi nga një derbi.


Gazetasheshi.com tashmë ka përgatitur kalendarin e plotë për fazën e tretë të garave në Vala Superligë, gjithnjë sipas sistemit të bergerit dhe e gjeni të transmetuar më poshtë.

Kryesuesi i kampionatit, Prishtina në ndeshjen e parë do të përballet me Trepçën ’89 në shtëpi.

Drita do të ndeshet me Drenicën, ndërsa Liria e vendit të tretë do ta mirëpres Vëllaznimin.

Ndeshja si vendas do të luaj edhe Gjilani ku do të përballet me Flamurtarin, ndërsa Feronikeli pret Besën.

Më poshtë e keni orarin e plotë deri në fund të edicionit të përgatitur nga Gazetasheshi.