LAJMI I FUNDIT:

Orari i pesë garave në Lojërat Olimpike dimërore ku do të marrë pjesë Albin Tahiri

Orari i pesë garave në Lojërat Olimpike dimërore ku do të marrë pjesë Albin Tahiri

Sot fillojnë Lojërat Olimpike Dimërore në fshatin ndërkombëtar PyeongChang 2018.

Albin Tahiri është skitari që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike.28-vjeçari ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik.

Ai do të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik.

Garën e parë, Albini do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë, derisa që nga 8 shkurti do t’i fillojë përgatitjet zyrtare.

Garat e lëshimit të shpejtë fillojnë në ora 3 të mëngjesit me kohën tonë lokale, kurse në 11:00 me kohën në Korenë e Jugut.

Lëshimi i shpejtë mbahet në qendrën alpike në Jeongseon, e cila ndodhet rreth 40 kilometra larg qytetit të PyeongChangut.

Garën e dytë, Albini do ta ketë më 13 shkurt në kombinim alpik. Gara fillon në ora 3:30 me kohën tonë lokale.Dy ditë më vonë, më 15 shkurt Albin Tahiri do ta sfidojë veten në një ditë të veçantë për të. Ai do të garojë në super sllallom të madh në ditën kur do të mbush 29 vjet.

Edhe kjo garë fillon nga ora 03:00 me kohën tonë lokale.Gara e ardhshme e tij është ajo e sllallomit të madh që mbahet më 18 shkurt, dhe e cila fillon nga ora 02:15.

Sfida e fundit kur do ta shohim Albinin në gara të LOD PyeongChang 2018 do të jetë më 22 shkurt, kur do të garojë në sllallom, duke filluar nga ora 2:15.

Data            Disiplina            Ora
11 shkurt – Lëshim i shpejtë 03:00 (koha jonë lokale)
13 shkurt – Kombinim alpik 03:30
15 shkurt – Super sllallom i madh 03:00
18 shkurt – Sllallom i madh 02:15
22 shkurt – Sllallom 02:15

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori