LAJMI I FUNDIT:

Orangutani mahnit vizitorët e kopshtit zoologjik në Indonezi me poza gazmore

Orangutani mahnit vizitorët e kopshtit zoologjik në Indonezi me poza gazmore

Një orangutan vendosi të bënte një shfaqje dhe të imitonte vizitorët duke i vendosur një shkop në gojë, duke pretenduar se ishte një cigare.

Orangutani i dashur sumatran – i quajtur Pretty – u fotografua nga Syahrul Ramadan nga Xhakarta, Indonezi, duke bërë marifet gjatë një prej vizitave të tij në parkun e kafshëve.


Syahrul, i mahnitur nga orangutani, vendosi të kapte veprimet e saj me aparatin e tij fotografik nga 20 metra larg, raporton Mirror, përcjell Telegrafi.

Pretty enjoying her fake cigeratte

Specia e orangutanit sumatran gjendet vetëm në ishullin verior indonezian të Sumatrës dhe është një nga tre llojet e orangutanëve që rrezikohen në mënyrë kritike.

“Që kur ishte ndarë nga fëmija, kishte një ndjenjë vetmie brenda”, tha Syahrul.

“Ai shpesh imitonte sjelljen e vizitorëve. Në këtë moment dukej sikur pinte duhan edhe pse kishte një shkop druri në gojë”, bëri të ditur ai.

Pretty and her stick cigarette

“Këta orangutanë janë shumë inteligjentë, vërtetë të ngjashëm me ne njerëzit. Nëpërmjet këtyre imazheve, ne mund të mësojmë t’i duam dhe t’i ruajmë këto kafshë”, vazhdoi ai. /Telegrafi/