LAJMI I FUNDIT:

Opsionet e mundshme që mund të dalin nga PZAP-i për kandidatët e pacertifikuar

Opsionet e mundshme që mund të dalin nga PZAP-i për kandidatët e pacertifikuar

Partitë politike, listat e të cilave nuk janë certifikuar ende nga KQZ-ja, presin që një mundësi të tillë do t’ua jep PZAP. Ky institucion nesër do të dalë me një vendim për këtë çështje. Certifikimi i listave është kusht që një subjekt politik të merr pjesë në zgjedhje.

Njohësi i çështjeve juridike Anton Nrecaj thotë se prej nga PZAP që të shqyrtojë rastet e secilit kandidatë veç e veç.

“Unë besoj se PZAP do t’i shqyrtojë rastet veç e veç dhe do t’i ndajë veprat penale që kanë aktgjykim të prerë për tri vitet e fundit duke u bazuar në vendimin e Kushtetueses dhe ato dënime që lidhen me gjobat e trafikut”, tha Nrecaj për RTV Dukagjinin.


Ndërsa Naim Jakaj nga Instituti për Studime Sociale mendon se PZAP do të certifikojë pjesërisht listat e subjekteve që deri më tani nuk janë certifikuar, përcjell Telegrafi.

“Është e ditur se PZAP do t’i miratojë pjesërisht ankesat e subjekteve politike, por mbetet problem se si do të jetë renditja e kandidatëve pasi vendet të mbesin boshe nga kandidatët e pa certifikuar”.

Nëse partitë politike nuk janë të kënaqura as me vendimin e PZAP-së ato mund të ankohen edhe në Gjykatën Supreme. I tërë procesi i certifikimit duhet të përfundojë para datës 1 shkurt. /Telegrafi/