LAJMI I FUNDIT:

Opozita thotë se Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua në Kuvend, çfarë thonë ministrja Nagavci e deputeti i LVV-së?

Opozita thotë se Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua në Kuvend, çfarë thonë ministrja Nagavci e deputeti i LVV-së?

Opozita e ka quajtur të kontrabanduar Projektligjin për tekste shkollore, projektligj ky që ka kaluar në lexim të parë.

Javën e kaluar partitë opozitare kanë lëshuar punimet e Komisionit për Arsim, pasi sipas tyre, Projektligji në lexim të parë në Kuvend nuk ka pasur votat e mjaftueshme dhe derisa kjo çështje është diskutabile nuk mund të vazhdohet tutje.


E i njëjti Komision ka mbajtur sërish sot mbledhje ku ka miratuar 11 amendamente.

Edhe kjo mbledhje e Komisionit është mbajtur pa praninë e opozitës, pas këta të fundit kanë kërkuar që të mos vazhdohet me punën në Grupin punues derisa të ketë një përgjigje konkrete nga Sekretaria e Kuvendit lidhur me votat për këtë Projektligj.

“I kontrabanduar”, Projektligji për tekste shkollore procedohet në Komisionet e përhershme, opozita bojkoton mbledhjen
Lexo po ashtu “I kontrabanduar”, Projektligji për tekste shkollore procedohet në Komisionet e përhershme, opozita bojkoton mbledhjen

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ditë më parë ka hedhur akuza të rënda ndaj Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe po ashtu Qeverisë.

Kastrati: Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua, VV vodhi vota në Kuvend
Lexo po ashtu Kastrati: Projektligji për tekste shkollore u kontrabandua, VV vodhi vota në Kuvend

Kastrati ka thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia kryesore në pushtet duke thënë se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.

“Miq, ndodhi edhe kjo. VV vjedhi vota në kuvend. Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj”, ishte shprehur Kastrati.

E sot pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, lidhur me Projektligjin për Tekste shkollore dhe se a i pati votat e mjaftueshme në Kuvend kur kaloi në lexim të parë kanë folur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe deputeti i LVV-së, njëherësh kryetar i Komisionit për Arsim, Ardian Gola.

Për ministren Nagavci, Projektligji do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë, ndërsa foli edhe për ata nëse ky Projektligj ka pasur votat e mjaftueshme në Kuvend.

“Është një Projektligj tejet i rëndësishëm i cili domosdoshërisht do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë në arsim… Këto janë çështje të Kuvendit për të cilat unë besoj që ata do t’i adresojnë në mënyrën më të mirë të mundshme, administrata e Kuvendit të cilët kanë obligim ligjorë që të sigurohen për këto çështje…”, tha  ajo.

Lidhur me pretendimet e opozitës se Projektligji për tekstet shkollore nuk ka pasur votat e duhura në Kuvend gjatë leximit të parë është deklaruar edhe deputeti i LVV-së, Gola.

“Nuk kam informata nëse ka ndonjë përgjigje, dhe përderisa nuk kemi informatë zyrtare dhe ndonjë vendim i cili e shfuqizon vendimin pararendës të kryetarit të Kuvendit obligohemi të zhvillojmë tutje procedurën pasi që vendimi i kryetarit të Kuvendit që e pasqyron votimin asaj dite, dhe për aq sa ai vendim është i plotfuqishëm neve na obligon, procedura është automatike nuk mundemi me e ndal”, tha ai.

Sipas Golës, nëse ka ndonjë vendim atëherë kthehen prapa.

“Nëse ka ndonjë vendim atëherë kthehemi prapa, por është e pakuptimë që ne të pezullojmë punën vetëm se është shfaqur një dilemë, një hamendësim….”, ka thënë Gola. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në

Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit

Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit

Lajme
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes

Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori