LAJMI I FUNDIT:

Opozita kundër “vetingut” të propozuar nga Bujar Osmani

Opozita kundër “vetingut” të propozuar nga Bujar Osmani

Vetting, siguria, korrupsioni dhe certifikata e sigurisë ndërkombëtare është një nga idetë e kandidatit për president nga BDI, Bujar Osmani. Ai deklaroi se pjesë e platformës së tij është edhe një kërkesë për të pasur një vetting për udhëheqësit e funksioneve publike, të kryer përmes një bordi ndërkombëtar që do të përbëhet nga përfaqësues të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së. Jo Rusisë dhe ndikimit rus, duke diferencuar forcat pro-evropiane dhe anti-evropiane, është një pjesë dominuese e narrativës së BDI-së në periudhën parazgjedhore, e mbështetur me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”.

Futja e një rrëfimi të tillë, së bashku me idetë për vettingun, has në kritika te koalicioni opozitar të bllokut shqiptar VLEN, prioritetet programore të të cilit përfshijnë anëtarësimin në BE dhe ndryshimet kushtetuese që do të zhbllokojnë rrugën evropiane.


Nga atje ata vazhdimisht theksojnë se derisa nga qeveria thonë se zgjedhja është Evropa dhe jo Rusia, nuk e kanë problem të bëjnë marrëveshje me konsullin e Bjellorusisë në Manastir apo të merren me një biznesmen malazez që është në listën e zezë të SHBA-ve dhe nënvizojnë lidhje të dyshimta në biznes me kazino dhe kredit e shpejta.

Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët, njëherit edhe drejtor i Institutit për Politika Publike “Arben Xhaferi”, ka thënë se Osmani propozoi një bord ndërkombëtar vetingu të përbërë nga SHBA, BE dhe NATO, ndërkaq ka bërë fushatë për Ramiz Merkon. “Po, po, i njëjti Bujari që bën fushatë me Ramiz Merkon në njërën anë dhe Teuta Arifin në anën tjetër”, tha Fetai. Ai shtoi se pse një person është në listën e zezë amerikane për korrupsion aktiv dhe pse personi tjetër refuzohet si ambasador nga BE dhe SHBA. “I njëjti Bujar që votoi në Qeveri për t’i dhënë një pasaportë oligarkut rus Onyshçenko, gjithashtu në listën e sanksioneve të SHBA, dhe Qeveria e të cilit u dha pasaporta qindra trafikantëve ndërkombëtarë të drogës, duke kërcënuar sigurinë e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s”, shkruan Fetai.

Nga koalicioni VLEN në disa raste paraprakisht ka reaguar ndaj narrativës së përmendur, ndër të tjera, duke kujtuar se BDI ka qeverisur për 10 vjet me orientimin më të madh pro-rus në vend, Nikolla Gruevski. “Pastaj e dërguat shëndoshë e mirë në Hungari”. A ua keni borxh qytetarëve tuaj të thoni të vërtetën, a vazhdoni akoma kontaktet me Gruevskin?”, pyeti Besar Durmishi nga VLEN në një konferencë për media, pasi BDI-ja promovoi fillimisht sloganin “Jo, për Rusinë, po për Evropën”, duke njoftuar se nuk do të lejojë ndikimin rus në vend.

Në opinion, rrëfimi i treguar perceptohet si trokitje në derë të hapur, sepse në shoqërinë tonë nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë ndjenjë ndaj Rusisë. Këtë aspekt e ka trajtuar edhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Unë nuk mendoj se dikush është më aq naiv që të bjerë pas këtyre trukeve të lira të shfaqjes,” tha Mickoski në një intervistë. “Ata mendojnë se në këtë mënyrë do të imponojnë një temë në opinion dhe tani duhet të diskutojmë atë temë, të themi kush është për Rusinë, kush është kundër Rusisë, kush është për BE-në dhe kush është kundër BE-së. Historikisht, ndikimi rus në Maqedoni mund të jetë më i vogli në Ballkan. Kjo është e para. Së dyti, në aspektin historik, qytetarët e Maqedonisë janë një nga ata në Ballkan që e shohin të ardhmen e tyre në kuadër të BE-së. Qytetarët e Maqedonisë bënë ndoshta më së shumti nga të gjitha kombet e Evropës Lindore për të qenë pjesë e atij Bashkimi Evropian, dhe fakti që ne nuk jemi atje është një çështje e një natyre krejt tjetër. Më së shumti për shkak të atyre bllokadave joparimore që i kemi pasur nga fqinjët tanë, e pastaj nga politikanët kriminalë që e kanë udhëhequr Maqedoninë deri më tani”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Sipas tij, është një tentativë e pushtetarëve për të defokusuar opinionin publik, ndërsa me njërën dorë valëviten flamujt e BE-së dhe SHBA-së, ndërsa me tjetrën vjedhin. /Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori