LAJMI I FUNDIT:

Opozita hungareze shpreson t’i fitojë zgjedhjet lokale

Opozita hungareze shpreson t’i fitojë zgjedhjet lokale

Qytetarët në Hungari po votojnë në zgjedhjet lokale, teksa politikanët opozitarë po tentojnë që sfidojnë pushtetin e kryeministrit nacionalist Viktor Orban, duke tentuar që të fitojnë në kryeqytet, Budapest.

Pavarësisht se vijnë nga spektre të ndryshme politike, shumë parti opozitare kanë bashkuar forcat për të garuar kundër partisë së krahut të djathtë Fidesz, të kryeministrit Orban.


Orban i cili erdhi në pushtet më 2010, ka ndryshuar rregullat zgjedhor, në mënyrë që partitë opozitare ta kenë të vështirë të garojnë vetëm kundër partisë Fidesz.

Budapesti do të jetë fokusi i këtyre zgjedhjeve. Gergely Karacsony, 44 vjeç, sipas sondazheve është sfiduesi kryesor i kryetarit aktual të Budapestit, Istvan Tarlos, i cili mbështetet nga partia Fidesz dhe është në pushtet që nga viti 2010.

Karacsony e ka krahasuar garën për kryeqytetin hungarez me zgjedhjet lokale në Staboll, ku kandidati i partisë së presidentit Recep Tayyip Erdogan humbi garën ndaj kandidatit të opozitës.

“Stambolli votoi kundër pushtetit agresive që në shumë mënyra është e ngjashme me regjimin e Orbanit”, tha ai për AFP.

Garë e ngushtë parashihet të jetë edhe në qytete të tjera që udhëhiqen nga Fidesz, siç është Miskolc, Pecs dhe Szombathely.

Një skandal seksual, që u bë publik javën e kaluar, e ku ishte i përfshirë një kryetar komune nga partia Fidesz, mund të bëjë që mbështetja ndaj kësaj partie të bie, e cila promovon vlerat e familjes dhe e cilëson veten si parti të krishterë dhe konservatore.

Një bloger ka postuar fotografi eksplicite dhe video të kryetarit të qytetit Gyor, i cili po merrte pjesë në një orgji në një jaht në Kroaci.

Kryeministri Orban ka qëndrime kundër migrantëve dhe kundërshton ato që ai i ka cilësuar si shtete “jodemokratike” në Evropën Perëndimore. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori