Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka vlerësuar se paaftësia e klasës politike për dialog tani është bërë pengesë e zhvillimeve dhe nevojave urgjente si në planin e brendshëm dhe në rrafshin ndërkombëtar.
Në një intervistë për ‘Epokën e re’, Kryeziu u ka bërë thirrje partive politike të reflektojnë përgjegjësi për veprimet dhe obligimet shtetërore.
Sipas Kryeziut, opozita, edhe pse ushtron të drejtën politike të bojkotit si veprim politik, duhet dhe mund t’i kthehet jetës parlamentare në çështjet shtetërore në të cilat vlerëson se kontributi i saj do të ndihmonte që Kosova të përmbushte vlera të synuara euro-perëndimore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251