Ish pushtetarët e koalicionit PAN, thonë se do të përdorin çdo mundësi, përfshirë edhe protestat për të qenë kritikë ndaj shefit të ri të ekzekutivit. Ndërsa, shoqëria civile kërkojnë që opozita të jetë konstruktive në temat nacionale.
Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj thotë se varësisht prej vendimeve të qeverisë Kurti, ata do të ndërmarrin veprimet.
“Për veprimet e mira dhe vendimet e mira gjithmonë do të kenë përkrahjen edhe të opozitës, sidomos kur bëhet fjalë për tema nacionale, por po ashtu për vendimet e këqija ose për krejt ato që ne e vlerësojmë se nuk po shkon mirë, do të jemi në nivelin e opozitës. Pra kritik ndaj tyre… edhe protestat janë proces demokratik, mjet që e përdorin gjithandej në botë. Në këtë rast opozita, por uroj që mos të ketë nevojë me pas protesta për tema të caktuar”, thotë ai.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala kërkon bosht opozitar për të kundërshtuar qeverinë Kurti, derisa thekson se në asnjë moment ata nuk do të jenë aty për t’i shërbyer dhe bërë korumin partive në pushtet.
“Ne duhet në fillim të koordinohemi, të bëjmë boshtin opozitar. Në bazë të veprime të veprojmë si bosht opozitar. Kurse sa i përket Nismës të gjitha çështjet nacionale që do të kërkojë Qeveria për vendin ne edhe në natyrën tonë është që i mbështesim ato. Kurse për çështjet tjera jemi në opozitë… Opozita nuk është për t’i bërë kuorum pozitës. Për këtë çështje duhet të mendoj pozita. Asnjëherë opozita dhe Nisma Socialdemokrate nuk do t’i bëjë kuorum pozitës”, u shpreh Shala.
KosovaPress ka tentuar disa herë që të kontaktojë me disa prej deputetëve të PDK-së në lidhje me këtë çështje, por ata nuk kanë qenë të qasshëm.
E njohësit e rrethanave politike dhe shoqëria civile thonë se opozita në këtë legjislaturë do të jetë e fortë, por kërkuan edhe konstruktivitet nga ana e tyre për tema nacionale.
Analisti politik, Faton Abdullahu nuk përjashton mundësinë që ‘komandantët’ opozitarë të bëjnë edhe veprime jashtë institucionale.
“Të gjitha këto bashkë e bëjnë opozitën që të jetë edhe agresive në kuptimin opozitar demokratik, por edhe unike. Mbetet të shihet, por konsideroj që opozita do të jetë e fortë, unike dhe përmbledhtazi është mirë për shëndetin demokratik në Kosovë…do të varet nga ajo çfarë do të bëj Qeveria Kurti, por mesa po shoh disponimin tek pjesa më e madhe opozitare, mesa po shoh disponimin konsideroj që opozita nuk do ta lë me veprime konvencionale, por do të veprojë edhe ndryshe”, thotë ai.
Ndërsa, drejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbëresha Loxha i rendit gjitha arsyet se pse gjitha partitë parlamentare duhet të jenë unike në këtë legjislaturë.
“Konsiderojë që opozita e tanishme, shpresoj të paktën të ketë një rol opozitar konstruktiv, sepse Kosovën e presin shumë procese duke filluar nga dialogu me Serbinë. Tashmë çështja e buxhetit e cila është e rëndësie së lartë, por edhe procesi i vetingut, të cilat në njëfarë mënyre e kanë të domosdoshme konsensusin politik. Pra në fillim pjesëmarrjen aktive të gjithë spektrit politik në rastin e dialogut të hartimit të një platforme për dialog dhe është mendoj koha e fundit për spektrin politik në Kosovë që të ketë një qëndrim të përbashkët dhe një qasje proaktive ndaj dialogut që të reprezantohemi sa më mirë në këtë fazë finale”, deklaron Loxha.
Në zgjedhjet 6 tetorit të vitit 2019, tri partitë që kanë qenë në pushtet legjislaturën e kaluar, PDK, AAK dhe Nisma janë në opozitë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Kurti pas takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Të ndalohen menjëherë sulmet e grupeve kriminale në veri

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Haradinaj: Sonte me u shkarku Kurti, shpëton Kosova nga pasojat tjera

Kurti merr pjesë në ceremoninë e LGBTI "T’du qashtu qysh je": Liria për të dashuruar është e drejtë universale

Analizohen anët pozitive dhe negative nga shtimi i trupave të KFOR-it në Kosovë

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen