LAJMI I FUNDIT:

Opinionistët: Nuk ka rëndësi se cilës etni i takon kryeparlamentari në Maqedoni

Opinionistët: Nuk ka rëndësi se cilës etni i takon kryeparlamentari në Maqedoni

Ka disa ditë që ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë. Deputetët diskutojnë për zgjidhjen e kryetarit të Parlamentit. Replikat në mes deputetëve të OBRM-PDUKM, LSDM-së dhe BDI-së ende po i zvarritin procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë. BDI e ka propozuar për kandidat deputetin Talat Xhaferi. Për këtë ka marrë mbështetje nga LSDM por jo edhe nga partia e Gruevskit dhe Lëvizja Besa, së paku publikisht kështu është bërë e njohur në opinion. Telegrafi Maqedoni shtron çështjen me opinionistë politik nëse kreun e Kuvendit e udhëheq një shqiptar, a do ta avanconte çështjen shqiptare.

Profesori universitar Sefer Tahiri, e vlerëson si pozitive nëse kryetari i Kuvendit do të ishte shqiptar, por nga ana tjetër statusi i shqiptarëve zhvillohet vetë me zbatimin e marrëveshjeve konkrete.

‘Vlerësoj se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nga radhët e partive shqiptare është një hap i rëndësishëm nëkonsolidimin e demokracisë multietnike, pasi ndodh për herë të parë në historinë pluralistet, sepse Vullnet Starova, pediatër ka qenë kryetar i Kuvendit nga viti 1986 deri nëvitin 1991. Konsideroj se kur formohet një shumicë parlamentare, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është e pakontetuseshme, sepse ky është edhe themeli i demokracisë parlamentare. Por zgjedhja e një shqiptari në kreun e Kuvendit edhe pse një hap pozitiv, në drejtim të avancimit të statusit të shqiptarëve, prapëseprapë konsideroj se statusi juridik- kushtetues dhe politik i shqiptarëve në Maqedoni nuk varet nga një zgjedhje e një kryeparlamentari, por nga zbatimi i marrëveshjes konkrete dhe të afatizuar qeveritare, të cilën duhet ta zbatojnë funksionarë të cilët duhet të jenë cilësore, kompetente dhe profesional’, thotë Tahiri për Telegrafin Maqedoni.

Të njëjtin mendim e ndanë edhe aktivisti i shoqërisë civile, Petrit Saraçini dhe thotë se më e rëndësishmja do të ishte cilësia e kandidatit dhe jo cilës etni i takon.

‘Është dëshirë dhe kërkesë e kahmotshme e shqiptarëve të Maqedonisë që të përfaqësohen në mënyrë më adekuate në administratën publike dhe në organet shtetërore, duke kyçur këtu edhe përfaqësimin adekuat në pozitat kyçe shtetërore. Sigurisht që zgjedhja e një shqiptari si kryetar Parlamenti është hap i rëndësishëm në këtë drejtim, por po aq me rëndësi do të jetë kualiteti i kandidatit. Sepse, kemi shumë shembuj nga e kaluara kur funksionarët shqiptarë u vunë në shërbim të interesave të ngushta partiake e personale, si dhe atyre të partnerëve të koalicionit, e jo në interes të votuesve të tyre shqiptarë ose të qytetarëve në përgjithësi’.

Xhelal Neziri gazetar hulumtues i SCOOP thotë se drejtuesi i Kuvendit shqiptar nuk do të kishte efekt nëse ai nuk kujdeset për të drejtat dhe nevojat e të gjithë qytetarëve.

‘Është gabim qasja që të drejtat e qytetarëve të varen nga një individ, politikan apo funksionar shtetëror. Të drejtat e qytetarëve të Maqedonisë, përfshirë edhe të drejtat e shqiptarëve etnik, duhet të garantohen nga sistemi shtetëror, pra nga institucionet. Pa marrë parasysh nëse në krye të atyre institucioneve është një shqiptar, maqedonas, turk apo serb ai duhet të kujdeset për të drejtat dhe nevojat e të gjithëve, pa dallim. Funksionarët maqedonas nuk paguhen vetëm nga maqedonasit etnik, dhe anasjelltas – ato shqiptar nuk paguhet vetëm nga taksapaguesit shqiptarë’, potencon Neziri.

Ai më tej shton se partitë politike duan këtë ta paraqesin si arritje historike, por kjo sipas Nezirit është një qasje e gabuar që të drejtat të lidhen me individë apo me përkatësinë etnike, partiake apo religjioze të funksionarit që drejton institucionin.

Nga ana tjetër gazetari dhe politologu Xhenis Sulimani për Telegrafi Maqedoni thotë se shqiptarët kanë pasur edhe pozicione tjera të larta shtetërore, por vazhdojnë të ndihen të diskriminuar.

‘Kryeparlamentari shqiptar patjetër se është pozicion i rëndësisë se veçantë për shqiptarët, por i njëjti nuk kontribuon në avancimin e pozicionit të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo për faktin se shqiptarët në Maqedoni kanë gëzuar edhe pozicione më të larta shtetërore, por kjo nuk ka qenë tregues se ka prosperuar avancimi i shqiptarëve. Shqiptarët në përbërjet e fundit të Qeverisë kanë pasur edhe zëvendës kryeministër, por shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të ndihen të diskriminuar. Jemi dëshmitarë se në çfarë gjendje të mjerueshme dhe pa kushte elementare të infrastrukturës jetojnë shqiptarët në Maqedoni. Rajonet me shumicë shqiptare janë më të pazhvilluara edhe në aspekt ekonomik. Prandaj, mendoj se në çfarëdo pozicioni shqiptarëve u duhen njerëz që garantojnë perspektivë edhe partitë shqiptare duhet ta garantojnë të njëjtën’, vlerëson Sulimani.

Sulimani thotë se për tu mos u përsëritur historia, nuk duhet të përmbushen vende të rëndësishme për shqiptarët me shqiptar që nuk punojnë për shqiptarët.

Edhe sot debati në Kuvend ka vijuar në mes replikave dhe kundër replikave ndërmjet deputetëve nga OBRM-PDUKM dhe deputetëve të partive tjera por jo edhe për të konkretizuar qëndrimet në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori