LAJMI I FUNDIT:

Operacioni “Transporti”, kapet një sasi e mallrave pa dokumente në Ferizaj

Operacioni “Transporti”, kapet një sasi e mallrave pa dokumente në Ferizaj

Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare, në muajin Tetor 2021, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ka filluar hetimet kundër disa personave të dyshuar shtetas kosovar, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale Tregti e Ndaluar, e sanksionuar sipas nenit 299 të kodit penal të RKS-së.

Siç njoftohet, në vazhdën e hetimeve dhe punës operative në teren, sot me datën 22.11.2021, në Regjionin e Ferizajt, është realizuar plani operativ i koduar me emrin “Transporti”.


Në kuadër të këtij plani, Sektori i Hetimeve i Departamenti të Policisë Kufitare, në asistim edhe të Njësive tjera të Departamentit të Policisë Kufitare, gjatë realizimit të detyrave në implementimin e planit operativ kanë ndaluar për kontroll pesë automjete:

Seat Alhambra,

VW Sharan,

Seat Alhambra,

VW Sharan dhe

Seat Alhambra,

Të gjitha me drejtues (vozitës) meshkuj shtetas kosovar, nën dyshimin për tregti të ndaluar.

“Në momentin e ndaljes dhe gjatë kontrollit në automjetet e lartcekura është gjetur një sasi e konsiderueshme e mallit komercial pa dokumentacion përkatës, për çka është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme”, thuhet tutje.

Sipas udhëzimeve të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, lidhur me këtë është iniciuar rast penal nën  dyshimin e kryerjes se veprës penale “Tregti e Ndaluar”, malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa personat e dyshuar pas intervistimit lirohen në procedure të rregullt, transmeton Telegrafi.

 

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori