LAJMI I FUNDIT:

Operacion antidrogë në Maqedoni, disa të arrestuar

Operacion antidrogë në Maqedoni, disa të arrestuar

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë (MPB) ka parandaluar dy raste të tregtisë së palejuar me marijuanë, ku nga liria janë privuar katër persona nga Maqedonia dhe dy shtetas të Shqipërisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi MPB-ja, aksionet janë realizuar nga ana e Departamentit për shkatërrimin e krimit të organizuar– Njësia për tregti të palejuar pranë MPB-së në bashkëpunim me shërbimet kompetente për luftë kundër drogës në Shqipëri dhe Greqi, ndërsa në koordinim me SELEK Qendrën e Bukureshtit, Rumani.

Siç njoftohet SPB Ohër ka privuar nga liria K.H (48) nga Struga dhe S.A (34) nga Shkupi, të identifikuar si anëtarë të grupit ndërkombëtar kriminal.

Kundër të dyve, si dhe kundër dy shtetasve shqiptar S.S.D (43) dhe A.Q (44) te Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar është parashtruar kallëzim penal për veprën penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë”.

Në bazë të hetimit të zbatuar është vërtetuar se K.H së bashku me S.A në shkurt të këtij viti organizuan furnizimin e 38.955 kilogramë marijuanë nga persona të panjohur nga Shqipëria, ku K.H së bashku me dy shtetasit shqiptarë S.A.D dhe A.Q, që të dy nga Pogradeci, Shqipëri, organizuan që ajo të bartet nga Shqipëria në Maqedoni në ujërat e Liqenit të Ohrit.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori